Festat e Nëntorit ndajnë mazhorancën
Autori i Lajmit: Redaksia
Festat e 28 dhe 29 Nëntorit ndajnë mazhorancën qeverisëse. Koalicioni qeverisës për herë të parë ka festuar i ndarë këto festa kombëtare. Kjo për faktin e thjeshtë se anëtari i ri i këtij koalicioni, Ilir Meta, vazhdon të nderojë historinë duke respektuar të njëjtat data ashtu siç bënte kur ishte në opozitë. Dje kanë nderuar në Varrezat e Dëshmorëve të Kombit Presidenti i Republikës, Bamir Topi, kryeministri Sali Berisha dhe kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, të cilët kanë qenë bashkë në këtë ceremoni nderimi. Ndërkohë që Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, ka qenë në qytetin e flamurit.
Nderimi i dëshmorëve
Kryeministri vendosi një kurorë me lule dhe bëri homazhe pranë memorialit “Nënë Shqipëri”. Berisha shprehu nderimin më të madh për të gjithë të rënët, duke vlerësuar se 28 Nëntori është ditëlindja e kombit, është dita e nderimit më të madh për Ismail Qemalin dhe burrat e mëdhenj të kombit, që themeluan Shqipërinë e pavarur, pas përpjekjesh të mëdha dhjetëra vjeçare, në vitin 1912, në Vlorë. Ai theksoi më tej se asgjë nuk mund të errësojë këtë faqe të ndritur të historisë. “Ata të cilët shkelmuan idealet e tyre dhe vendosën në Shqipërinë e pasluftës regjimin më barbar që kohërat kanë njohur, kanë përfunduar në koshin e plehrave të historisë, ndërsa luftëtarët e lirisë, shokët e shoqet e tyre që u martirizuan në luftë, janë dhe do të mbeten të nderuar për jetë, për sakrificën dhe kontributin e tyre”,- vijoi ai. Më tej, Kryeministri vuri në dukje se të gjithë kremtojnë festën e madhe të kombit, ditëlindjen e kombit, kremtojnë heroizmin, luftën, përpjekjen e shqiptarëve në Luftën e Dytë Botërore, më të lirë, më krenarë se kurrë në historinë tonë. “Flamuri i Skënderbeut, flamuri për të cilin luftuan qindra e mijëra luftëtarë shqiptarë në kryengritjet e mëdha dhe që bënë Shqipërinë të pavarur, flamuri për të cilin mijëra e mijëra djem e vajza shqiptare ranë në Luftën e Dytë Botërore, valëvitet krenar në selinë e Aleancës së Atlantikut të Veriut, aleancës më të fuqishme të kohërave, ecën krenar dhe i sigurt drejt flamurit të Bashkimit Evropian. Pra, sot kemi njëmijë e një arsye për t’u shprehur atyre që sakrifikuan për këto ditë, nderimet më të mëdha”,- tha Kryeministri. Gjithashtu, Berisha nënvizoi se shqiptarët kremtojnë ditën e pavarësisë dhe të çlirimit, në prag të 8 dhjetorit. “8 dhjetori ishte dita tjetër e madhe e lirisë, e cila bëri të mundur që ne të rifitojmë lirinë, dinjitetin, dita që shembi Murin e Berlinit në Tiranë, dita që hapi dyert e një marshimi fitimtar të shqiptarëve drejt NATO-s, drejt BE-së, drejt një të ardhmeje të shkëlqyer. Zoti e bekoftë flamurin dhe kombin tonë”,- u shpreh kryeministri Berisha. Ndërkohë që zëvendësi i tij, njëkohësisht drejtues i Lëvizjes Socialiste për Integrim ndodhej në Vlorë për të kremtuar festën e Pavarësisë. “Eshtë një ditë, e cila na bën të ndihemi krenarë për sakrificat e jashtëzakonshme për të krijuar shtetin shqiptar”, - u shpreh Meta. Numri dy i Qeverisë theksoi se 28 Nëntori e gjen Shqipërinë me më shumë arritje se një vit më parë, pasi sot jemi anëtarë të NATO-s dhe po bëhen të gjitha përgatitjet për të hyrë në Bashkimin Evropian.
Ky lajm është publikuar: 29/11/2009