E Shtunë, 31 Tetor 2026

28 Nentori Berisha-Rames Do te te shkarkoja 100 here

Duke marre shkase nga festa e 28 Nentorit kur maxhoranca akuzoi kryetarin e bashkise se Tiranes Edi Rama se nuk ka zbukuruar qytetin Berisha porositi Ministrine e Jashtme qe te ndermarre iniciativen per ndryshimin e ligjit cka do te thote se dekorimet per feste do te behen te detyrueshme.

Kryeministri tha se Rama ka fyer cdo shqiptar duke paralajmeruar se nuk do te lejohet askush qe te neperkembe flamurin kombetar. Berisha u shpreh se do ta shkarkonte Ramen por sipas tij duke qene se ai eshte njekohesisht edhe kryetar i Partise Socialiste nuk do ta ndermerrte nje nisme te tille per shkak se do te konsiderohej si vendim politik.

Dua ti them sot une te shkarkoja njeqind here ty zoti Edi Rama dhe dije mire se te shkarkoja e te jepja shume me teper se cmeriton se e konsideroj kete nje rrugaceri kombetare nje fyerje shume te rende qe ti i ben cdo shqiptari qe sillesh si biri i Enverit ndaj nje dite qe eshte kaq e shenjte per shqiptaret. Por nuk e bej kete sepse duke qene edhe kryetar i Partise Socialiste do te merrte nje konotacion te cilin nuk deshiroj qe ta marre. Por sot e pergjithmone Protokolli i Dites Kombetare do te jete tjeter ne menyre qe kurre ndonjehere apatride si ty te mund te mos fyejne flamurin qytetaret kryeqytetin dhe kombin me nje qendrim te tille ekzistencialist te papajtueshem te papranueshem u shpreh Berisha para ministrave te tij ne mbledhjen e perjavshme te qeverise.

Pjese te fjales se tij te gjate ishte edhe ndertimi i tunelit Tirane-Elbasan duke njoftuar hapjen e tenderit per ndertimin e ketij aksi te rendesishem. Sot ne rendin dites kemi nje vendim kryesor vendimi per autorizimin e Drejtorise se Pergjithshme te Rrugeve per te celur tenderin per tunelin e Tirane-Elbasan tunelin e Boshtit te Jugut tunelin e Korridorit te 8-te. Ky tunel shnderron ne realitet nje enderr shekullore te te gjithe qytetareve dhe udhetareve qe nga zonat juglindore e lindore te Shqiperise e me tej kane udhetuar per ne Tirane duke kaptuar malet e Kerrabes tha me tej kryeministri duke shtuar se financimi do te realizohet nga buxheti i shtetit.

Gjithashtu qeveria autorizoi Drejtorine e Pergjithshme te Rrugeve perlotin e 8-te te by pass-it Plepa-Kavaje-Rrogozhine si dhe nisjen e studimit te projektimit per disa segmente te tjera rrugore Tirane-Dajt-Qafe Molle-Bize zgjerimit te rruges Sukth-Hamallaj aksit Qafe-Plloce-hyrje e Pogradecit dhe unaza e Pogradecit.

/Saimir Lleshi/

2010-12-01 1514

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›