E Diel, 1 Nëntor 2026

Topalli-apel banoreve Largohuni nga zonat e permbytura

Ai ishte e pranishme ne qytetin e Shkodres dhe ne fshatrat e permbytur duke pare nga afer situaten e krijuar duke nenvizuar se situata ne Shkoder eshte edhe me e renduar.

Jane 1900 shtepi te rrethuara nga uji une i kerkoj atyre qe nje minute e me pare te largohen. Ata kane mbeshtetjen e ushtrise dhe te shfrytezojne kete mbeshtetje per te larguar femijet dhe veten. theksoi kryeparlamentarja.

Prej dy muajsh ka nje shi qe nuk pushon dite e nate. Jemi ne kushtet e fryrjes se liqenit te Shkodres si asnjehere tjeter edhe ne krahasim me nje vit me pare. Jemi ne kushtet e cmendurive te lumenjve qe rrethojne qytetin e Shkodres. As nje qytet tjeter asnje pjese e rajonit te Ballkanit si pjesa e Shkodres nuk eshte e vendosur ne menyre te tille qe te gjitha shkarkimet nga gjysma e Ballkanit te derdhen ne kete pjese te basenit te Shkodres. Ketu kam parasysh duke filluar nga lumi i Moraces lumi i Semit i Perroit te Thate i Gjadrit i Valbones lumi i Bunes Drinit dhe fryrja shume e madhe e liqenit te Shkodres vijoi ajo. /S.Lleshi/

2010-12-01 1538

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›