28 Nëntori, Shqipëria sot 97 vjet e pavarur
TIRANE- Shqipëria feston sot 97 vjetorin e Pavarësisë. Ministria e Kulturës ka planifikuar për sot një sërë aktivitetesh ndërsa epiqendra e festimit do të jetë dhe qyteti i Vlorës, aty ku më 28 Nëntor 1912 Ismail Qemali ngriti flamurin e pavarësisë.
Si cdo vit politika shqiptare do te festoje e ndarë “28 Nëntorin” dhe festën e Clirimit.Përfaqësuesit e së djathtës bashkë me festën e Pavarësisë do të festojnë sot dhe festën e Clirimit të Shqipërisë.
Ata priten që në orët e paradites të bëjnë homazhe pranë memorialit “Nënë Shqipëri”. Sipas axhendës së publikuar nga Presidenca, në orën 10.00 Presidenti i Republikës do të vendosë kurorave pranë Monumentit Nënë Shqipëri. Në këtë ceremoni do të jetë dhe kryetarja e Parlmanentit Jozefina Topalli. Më pas presidenti do të bëjë një vizitë në familjen e Dëshmorit Myslim Shyri dhe në familjen e dëshmoreve të Familjes Manastirliu.
Kryetari i Partisë Socialiste do të jetë sot në Vlorë për të festuar ditën e pavarësisë. Ndërsa mësohet se qindra kosovarë kanë udhëtuar drejt këtij qyteti në përkujtim të 28 Nëntorit. Gjatë 24 orëve të ditës së djeshme, nga pika kufitare e Morinës kanë kaluar rreth 800 kosovarë. Shumë prej tyre mësohet se kanë kaluar natën në kryeqytet për tu nisur sot në mëngjes drejt Vlorës.
Vetë ministri i Kulturës Ferdinand Xhaferri do të marrë pjesë në aktivitetin e organizuar nga parlamentaret e rinj europianë në qytetin e Durrësit.
(s.g/BalkanWeb)