Qeveria borxh ndërtuesve, Olldashi hedh poshtë pretendimet
TIRANE- Ministri Oldashi i ka konsideruar të pavërteta pretendimet e një dite më parë të Shoqatës së Ndërtuesve për mosshlyerje nga ana e qeverisë të një detyrimi prej 70 milionë euro për punimet e kryera në rrugë gjatë vitit 2008 e në vazhdim. Gjatë një konference për shtyp Olldashi ka shpjeguar se firmat e ndërtimit po paguhen në bazë të volumit të punimeve që kanë kryer, një politikë kjo e bërë publike që në fillim të vitit.
“Realisht nuk ka asnjë shqetësim në këtë aspekt. Në vitin 2008 për shkak të ritmeve shumë të larta të financimit në rrugë, kompanitë e ndërtimit të Shqiëprisë ishin në vështirësi serioze për të konsumuar ato para që buxheti i shtetit po hidhte në rrugë. Për të shmangur rrezikun e djegies së fondeve në fund të vitit,ajo që bëri ministria ka qenë mbajtje në një financim pak më të ulët të të gjitha objekteve rrugore. Pra në qoftë se firmat nuk do të ishin në gjendje të arrinin atë që në kërkojmë prej tyre, të paktën të mos digjnim fondet e shtetit. Por nuk ka asnjë shqetësim në këtë aspekt ” shpjegoi Olldashi.
Ministri i Transporteve ka bërë të ditur gjithashtu se ka dërguar për ndjekje penale në prokurorinë e Tiranës kryebashkiakun Rama lidhur me shitjen e tokës mbi të cilën është ndërtuar kompleksi Taivan. (e.n/News24/BalkanWeb)