Aksidentohet Tiger Woods, rëndë në spital
FLORIDA- Kampioni amerikan i sportit të Golfit, Tajger Uds ka pësuar një aksident me makinë dhe është në gjendje të rëndë për jetën, bëjnë të ditur mediat në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Mësohet se makina e yllit të golfit doli nga rruga duke u përplasur me një pemë pranë shtëpisë së tij në Florida. 33 vjecari është dërguar menjëherë në spital ndërsa autoritetet thonë se aksidenti nuk është shkaktuar si pasojë e konsumit të alkoolit.
Në momentin e aksidentit, nuk funksionuan as jastekët e ajrit. Autoritetet kanë nisur punen për të zbardhur ngjarjen.
Numri një i botës në sportin e golfit, Tajger Uds ka fituar 14 tituj të rëndësishëm por pas fitores së US Open në vitin 2008 ai vendosi të rrinte disi në heshtje për të bërë kohët e fundit një rikthim të bujshëm. Ai është shndërruar në një ikonë të sportit të golfit duke fituar disa trofe në vitin 1997 kur ishte vetëm 21 vjeç. (e.n/news24/BalkanWeb)