E Shtunë, 31 Tetor 2026

Festat,fluks emigrantësh në portin e Durrësit

Festat e nëntorit dhe afrimi i festave të fundvitit kanë rritur ndjeshëm numrin e emigrantëve që kthehen në vend nga vendet ku jetojnë dhe punojnë.
Vetëm gjatë 24 orëve të fundit nga Porti i Durrësit në vend kanë hyrë mbi 3 mijë pasagjerë dhe mbi 700 automjete.
Ndërsa në ditët në vijim fluksi pritet që të rritet me një mesatare prej mbi 6 mijë pasagjerësh në ditë.
Për të përballuar fluksin e pritshëm në portin e Durrësit janë marrë masa të forta për të shmangur radhët.
Ndërkaq nga ana e agjencive të udhëtimit mësojmë se tragetet e linjave pritët të shtojnë lundrimet për të përballuar numrin e lartë të pasagjerëve.
Sipas statistikave, vetëm në harkun kohor të 3 ditëve të fundit kanë zbritur në portin e Durrësit mbi 7 mijë pasagjerë dhe 2500 automjete.
Në prag të festave masat janë forcuar edhe nga komisariati i Policisë në Portin e Durrësit.
Fluksi i lartë i emigrantëve është shoqëruar dhe me trafik të rënduar në dalje të qytetit bregdetar.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›