Mat, familja në varfëri ekstreme, aty ku Bajrami festohet me misër
MAT- Festa e Kurban Bajramit gjen të zbrazur sofrën e familjes Collaku në Mat, ku varfëria ekstreme është ulur këmbëkryq me këtë familje. Mjerimi i vogëlushëve kalon cdo kufi, ata janë të detyruar të hanë e të pinë me bagëtitë të cilat ndahen nga njerëzit vetëm nga gjysmë muri i sajuar.
Kushtet e jetesës janë tepër të vështira si nga ana ekonomike ashtu dhe nga ajo higjieno-sanitare.
Por kufiri i varfërisë e kalon cakun e vet kur sheh që kërkesës së fëmijëve për ushqim pas kthimit nga shkolla , babai i sëmurë është i detyruar ti përgjigjet me heshtje ose me copa misri të zierë.
Vetëm ndihma ekonomike është e ardhura e vetme që njeh kjo familje. Bajram Collaku rrëfen se edhe për Bajram kur të gjitha familjet do të mbushin tavolinat e tyre, sofra e fëmijëve të tij do të jetë e boshatisur.
Beteja për ekzistencë është e përditshme duke e bërë legjendën e misrit më reale se kurrë.
(e.n/news24/BalkanWeb)