Ministri Ruli akuza Ramës: Peng i një grupi oligarkësh
SHKODER- “Edi Rama është në një rrugë pa krye dhe peng i oligarkësh të biznesit“ kjo është deklarata që ministri i Bujqësisë Genc Ruli ka bërë në një takim që pati në Velipojë me fermerë të zonës së Shkodrës.
Ultimatumet e kreut të opozitës, sipas Rulit, synojnë të dëmtojnë rrugën integruese ku është futur vendi.
“ Nuk është Rama që na jep ultimatume, Rama vetë është në ultimatumin e oligarkëve të biznesit që i thonë po nuk more pushtetin politik ti nuk na duhesh për gjë. Ky njeri është futur në një qorrsokak ku nuk e cuam ne, nuk e cuan shqiptarët, është futur vetë në atë qorrsokak dhe nuk di si të dali“ u shpreh ministri.
Ruli e cilësoi njëlloj të dënueshme dhe përfshirjen në protesta të drejtuesve lokalë të opozitës, duke mos respektuar votuesit e tyre. Sipas tij, vetëm bashkëpunimi i pushtetit lokal me atë qëndror do të sjellë zhvillimin rural i cili përbën sfidën më të madhe në integrimin e vendit.
Në takimin e tij me fermerët dhe drejtuesit lokalë, Ruli ka folur për mbështetjen buxhetore që do të jepet për këto zona, si me programin e ulirit, ujitjes etj. (e.n/News24/BalkanWeb)