28 Nëntori, të majtët festojnë në Vlorë
Festa e 28 Nëntorit shkakton përplasje mes mazhorancës dhe opozitës në qytetin e Vlorës. Jo vetëm kaq, përçarja është vënë re edhe mes partive të majta, ku kreu i PS-së, Rama, dhe ai i LSI-së, Ilir Meta, patën një luftë protagonizmi për vendosjen e kurorave.
Zëvendëskryeministri Ilir Meta dhe kreu i PS-së janë gjendur në të njëjtën kohë pranë varrit të Ismail Qemalit dhe të dy kanë nxituar për të vënë të parët kurorën.
Ndërsa zëvendëskryeministri dhe deputetë të pozitës po prisnin për të vendosur kurorat me lule, lideri i opozitës, Edi Rama, ka nxituar të dalë i pari për të vendosur ai kurorën para autoriteteve të tjera. Të ndarë dhe pa u parë me njëri-tjetrin si Rama dhe Meta kanë vendosur secili kurorën me emrin e vetë në nder të, duke shmangur një takim mes tyre. Pas homazheve, autoritetet janë ndalur tek Obelisku i Flamurit, ku kanë bërë një tjetër nderim aty, për të vijuar të ndarë, ku përfaqësues të PD janë ngjitur në Varrezat e Dëshmorëve në shenjë nderimi ndaj të rënëve në Luftën Antifashiste. Prania e shefit të opozitës në Sheshin e Flamurit ka nxitur reagimet e spektrit të djathtë, ku kreu lokal i PD-së të Vlorës, Ardian Kollozi, e ka quajtur pjesëmarrjen e Ramës në shesh, një shfaqje të turpshme. "Vlora nuk mund të përdoret tha ai, ashtu sikurse ka ndodhur më parë, ndaj kjo ishte thjesht maskarada e radhës e Ramës. Përfaqësuesit e PD-së kanë vijuar më pas të ecin në këmbë nga Sheshi i Flamurit përgjatë rrugës kryesore të Vlorës, Skelë. Prania e të dyja forcave politike ka bërë që dhe në radhët e popullit të krijohen debate dhe incidente mes simpatizantëve.
Zëvendëskryeministri Ilir Meta është shprehur se 28 Nëntori është "një ditë e bukur dhe na bën të ndihemi krenarë, për sakrificat që i kanë dhënë emrin kësaj dite, e cila sot është edhe më e pasur se një vit më parë. Shqipëria është sot pjesë e NATO-s dhe po ecën e sigurt drejt anëtarësimit europian. Është një ditë kur feston jo vetëm Shqipëria, por i gjithë kombi, pasi feston edhe Kosova dhe në themel të arritjeve qëndron sakrifica e popullit shqiptar, e për këtë nderojmë plakun e urtë dhe të mençur Ismail Qemali. Lidhur me mosprezencën e tij në Varrezat e Dëshmorëve, Meta tha se LSI respekton si datë 29 Nëntorin dhe nuk ka ndryshuar qëndrim për këtë. Shefi i opozitës, Edi Rama, ka dalë më pas për një konferencë për shtyp, ku ka uruar për Ditën e Pavarësisë, por edhe nuk ka lënë pa prekur problemet politike në vend. "E vërteta është se përvjetori i këtij viti, e gjen demokracinë në një moment delikat, ekonominë shqiptare të kërcënuar nga falimentimi, moment kur opozita shqiptare është jashtë Parlamentit, një Parlament ky që aktualisht është jashtë binarëve të ligjit. Kjo datë na gjen në përpjekje qytetare, me vetëdijen e plotë për mbrojtjen e votës së lirë, më i madh se çdo interes vetjak i secilit prej nesh. Pa dyshim gjëja më e lehtë, është të mbyllim sytë, por mbyllja e syve është më e keqe ndaj çdo tradhtie ndaj atdheut.
Rama ka vijuar me akuza ndaj kreut të qeverisë Sali Berisha, duke e parë atë të vetmin faktor pengesë për hapjen e kutive, ndërsa e ka akuzuar atë se po përdor të njëjtat metoda të diktatorit të mëparshëm. Kreu i opozitës ka deklaruar se nuk do të ndryshojnë qëndrimin në lidhje me hyrjen në Parlament, ndërkohë që në lidhje me ndarjen e Metës në këtë ditë nga qeveritarët e tjerë për ditën e çlirimit, është shprehur se "mos prisni që Meta të ndryshojë, ai është si çdo njeri tjetër brenda kësaj qeverie, thjesht i lidhur me ta për interesa të ndarjes së pushtetit".
Aktivitetet e sotme në Sheshin e Flamurit kanë vijuar me koncerte të organizuara nga Qendra Kulturore e Bashkisë së Vlorës. Po ashtu, në stadiumin "Flamurtari" është zhvilluar dhe Kupa e Pavarësisë midis tre ekipeve të futbollit si ai i Flamurtarit, i Kosovës dhe një ekip nga Tetova. Aktivitetet do të vijojnë edhe sot. Ndarja politike është vënë re edhe në shumë qytete si Durrësi, Fieri, duke theksuar se festimet ishin të pakta. Pas vizitës së kryesocialistit Rama në Vlorë erdhi përgjigjja e demokratëve. Kryetari i grupit parlamentar të PD-së, Astrit Patozi tha se "Rama infektoi festën kombëtare me virusin punisto-mafioz".