Memaliaj risjell dhunën në kampionat
Memaliaj rikthen dhunën në kampionatin shqiptar. Në takimin ku vendasit, që mbyllin klasifikimin në Kategorinë e Parë, barazuan 1-1 me Partizanin kanë ndodhur episode që kanë shënuar një tjetër fazë kritike të kampionatit. Presion i jashtëzakonshëm ndaj gjyqtarëve, goditje me gurë e lojtarëve të ekipit mik nga tifozët, madje edhe dhunë e ushtruar nga policia. Situata ka qenë aq problematike, sa trajneri i të kuqve, Skerdi Bejzade, ka urdhëruar të tijtë që t‘i linin Memaliajt golin e barazimit, me shpresën se kjo do të ndihmonte në uljen e gjakrave. Por, as kjo "lëvizje taktike" nuk ka mjaftuar: futbollistët dhe stafi teknik i Partizanit ishin të detyruar të "ngujoheshin" në dhomat e zhveshjes. "Nuk e kisha provuar asnjëherë më parë të luaja një ndeshje që kishte kaq shumë terror psikologjik dhe të mendosh këtu se në karrierën time si lojtar kam përjetuar mjaft situata të vështira", ishin fjalët e para të trajnerit Bejzade menjëherë pas ndeshjes. "Tifozët vendas na kanë sharë vazhdimisht. Megjithatë, ofendimet dhe kërcënimet verbale nuk ishin asgjë përpara dhunës. Gjatë gjithë kohës na kanë goditur me gurë".
Drejtuesi i stolit të kuq ka denoncuar ngjarjet skandaloze që kanë ndodhur në këtë sfidë, rreth të cilës nuk mund të flitet për futboll. Përveç skuadrës së Partizanit, nën presion të jashtëzakonshëm kanë qenë edhe tre gjyqtarët. "Me gjithë telat rrethues të fushës, tifozët vendas arrinin të kapnin asistentët e gjyqtarit dhe i bënin presion që të mos guxonin të ngrinin flamurin edhe nëse lojtarët e Memaliajt ishin në pozicion jashtë loje. ‘Xhaketat e zeza‘ e kishin të pamundur që të arbitronin sipas rregullores në një situatë të tillë, ku jeta e tyre, ashtu sikurse jeta jonë ishin në rrezik", shtoi më tej Bejzade. Ai tregon gjithçka që ka ndodhur edhe në fushën e lojës dhe në dhomat e zhveshjes. "Shënuam të parët me golin e Dashit dhe mund të kishim fituar tri pikët. I kishim të gjitha mundësitë që të mbronim avantazhin, por në kushtet që po luanim dhe me presionin që po na ushtrohej, nuk kishim rrugëdalje tjetër përveçse që të lejonim golin e barazimit, vazhdoi ai. Me shpresën se situata do të qetësohej, urdhërova futbollistët që të lejonin vendasit të shënonin, sepse në të kundërt rrezikohej që të shpërthente një dhunë e jashtëzakonshme. Kjo ishte mënyra e vetme për të dalë të gjallë nga fusha. Por, e keqja nuk mbaroi me kaq: pas tifozëve, jemi dhunuar edhe nga forcat e policisë, të cilat kishin për detyrë të ruanin rendin. Ata jo vetëm që nuk na morën në mbrojtje, por shanin dhe kërcënonin lojtarët, madje kanë goditur edhe pjesëtarë të stafit teknik. Fanellat me baltë do t‘i dërgojmë në federatë: të luajnë ata futboll në këtë vend, pasi ne nuk mund të rrezikojmë jetën në këtë mënyrë". Tashmë pritet vendimi i Disiplinorit, nëse ndeshja do t‘i jepet në tavolinë kryeqytetasve dhe për masa të mundshme ndaj Memaliajit.