Odiseja e kutive të 28 qershorit, peng i afateve
Kërkesa e socialistëve për hapjen e kutive në katër qarqe ka prishur ekuilibrat mes mazhorancës dhe opozitës. Deri tani është deklaruar që pengesa për rileximin e votave në kutitë e Tiranës, Shkodrës, Fierit, Beratit dhe Durrësit është vendimi i gjykatës. Por nga ana juridike, mazhoranca interpreton se sa legale është hapja e kutive për qarqet e tjera për të cilat nuk ka një vendim gjykate. E përfshirë nën vorbullën e përsëritjes së kërkesës për hapjen e tyre, Partia Socialiste ka specifikuar se kur bën një kërkesë të tillë bëhet fjalë për kutitë e dyshuara, për qarqet që ajo bëri ankimim në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. "Kërkesa është kufizuar, dhe është për ato kuti të dyshuara", është shprehur disa kohë më parë në një emision televiziv kreu socialist, Edi Rama, në një kohë që demokratët e konsiderojë çështje të mbyllur. Në gjithë këta muaj janë ngritur pikëpyetje nga më të ndryshmet deri edhe në dilemat se çfarë do të ndodhë nëse kërkohet hapja e kutive në 7 qarqet e tjera të paankimuara, ose nëse mazhoranca pranon hapjen e tyre pikërisht për këto zona zgjedhore. Kjo si një zgjidhje e mundshme për të parë nëse ka shkelje e meqë nuk ka vendim gjykate siç ndodh me pesë qarqet e tjera. Juristja e njohur, Aurela Anastasi, në një prononcim për gazetën "Shqip" thotë se për të bërë një kërkesë për hapjen e kutive është vonë, sepse afati ka mbaruar dhe për ta çuar atë më lart nuk është e mundur. "Në parimet tona, po s‘e çuam kërkesën në shkallën e parë nuk na mbështesin gjykatat e nivelit më lart", tha ajo. Ndaj duket se me mungesën e ankimimit për qarqet e tjera dhe vendimin e Kolegjit Zgjedhor në Gjykatën e Apelit Tiranë, për mazhorancën çështja e kutive ka marrë fund. I vetmi shteg ku edhe insiston opozita mbetet komisioni hetimor. Por edhe për atë, mazhoranca ka bërë të ditur se mund të hetohen zgjedhjet, por jo të hapen kutitë.
Beja
Deputeti demokrat, Fatos Beja, bën me dije se në rast se do të ketë një kërkesë të tillë ajo do të jetë në emër të anarkisë dhe jo të demokracisë. "Procesi u certifikua nga institucioni i KQZ-së, u monitorua nga komuniteti ndërkombëtar dhe mori vlerësimin e OSBE/ODIHR-it. Tani opozita kërkon hapje kutish jashtë kushteve ligjore dhe kjo është arsyeja që e bën të pamundur këtë proces", shprehet Beja. Sipas deputetit Beja, po të lexosh kodin kutitë mund të hapen, por ai personalisht shprehet se hapja e kutive në 7 qarqe është jashtë kushteve ligjore aktualisht pas certifikimit të zgjedhjeve nga KQZ dhe nga ndërkombëtarët. "PS ka kërkuar në KQZ për hapje zonash dhe kjo e fundit nuk e miratoi hapjen e kutive dhe si rrjedhojë Partia Socialiste shkoi në gjykatë. Për këto zona, gjykata nuk gjeti shkaqe ligjore për ato zona dhe e hodhi këtë kërkesë poshtë", tha Beja. Sipas tij, ishte e gjithë mundësia për hapjen e çdo kutie që kishte pretendimin për parregullsi që të hapej, por, PS e bëri kërkesën vetëm për ato qarqe. "Kutitë janë të hapshme sipas ligjit. Sipas kodit, kutitë pas një periudhe prishen, por ai përcakton sesi veprohet në këtë rast", thotë Beja.