28 nëntori, AK skuq Prishtinën: Bac do ta kryejm kuq e zi
PRISHTINË- Mijra aktivistë të Aleancës Kuq e Zi janë derdhur rrugëve të Prishtinës, me rastin e 99-vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë.
Aktivistë të aleancës kanë mbuluar me flamurin gjigand kuq e zi 'New Born', memorialin simbolik të pavarësisë së Kosovës. Flamuri kuq e zi, i cili sot ka mbërritur në Kosovë, ka udhëtuar nga Sheshi i Flamurit në Vlorë në shenjë simbolike si urë lidhëse mes shqiptarëve të dy trojeve tona.
Gjatë manifestimeve në rrugët e Prishtinës, aktivistë të aleancës kanë lëshuar parudha të tilla si, "Kosova ka lindur me Shqipërinë. Kosovë-Shqipëri. vellezër jemi një". Sot është përuruar edhe slogani më i ri i Aleancës Kuq e Zi: “Bac do ta kryejmë kuq e zi”, ndërkohë që kanë theksuar se ëndrra e Adem Jasharit do vazhdojë.
Kreu i kësaj aleance, Kreshnik Spahiu gjatë fjalës së tij mes mijëra shqiptarëve, duke uruar festës Prishtinës dhe Shqipërisë nga miliona kuq e zinj, ka deklaruar se “Nuk ka lab apo kosovar, por vetëm shqiptar. Vlora mëmëdheu, Prishtina Atdheu”.
(el.me/BalkanWeb)