Familja tenton futjen në ambasadën e SHBA: Arvizu na ndihmo!
MIRDITE-Katër anëtarë të një familje nga Mirdita kërkojnë te futen në ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Familjarë të familjes Kola tentuan të hyjnë në ambientet e ambasadës në orën 03:00 te mengjesit te sotem, por u ndaluan nga rojet e sigurisë së ambasadës. Pas tentativës për të hyrë në ambasadë, familjarët u dërguan në komisariatin nr 1 të kryeqytetit.
Kryefamiljari Zef Kola pohon se familja e tij ka probleme me një tjetër familje në fshatin Konj të komunës Fan të Mirditës ku dhe banon.
Rrefimi i kryefamiljarit
Disa orë pas ngjarjes Kryefamiljari Zef Kola sqaroi për TvNews24 arsyet që e cuan drejt ambasadës amerikane së bashku me familjen. Kola thekson se shkak është bërë një kofnlikt me një familje tjetër mirditore, ndërsa tentativa për të hyrë në ambasadë nuk ishte për azil politik, por te takohej me kryeministrin Berisha.
“Ditën e shtunë në darkë, Ded Tuci, Ardian Loshi bashkë me vëllain e tij kanë shkuar në shtëpi time duke gjuajtur me gurë dhe kanë sharë. Mbas orës 09:00 kanë ik, janë larguar një orë dhe kanë shkuar sërisht nga ora 11:00 të natës duke gjuajtur në shtëpi time. Në orën 10:00 të ditës së dielë kanë dalë me kanë rraf gruan dhe 2 vajzat e mia. Më kanë marrë në telefon vajzat dhe më kanë thënë, ‘bab na ka rraf Ded Toci’. Kam marrë makinë në dispozicion, taksi dhe kur e pashë familjen time në atë formë, të carë, u acarova shumë dhe nga spitali i mora dhe erdha këtu në ambasadë që të takoja kryeministrin, shokun Sali Berisha. Nëpërmjet ambasadorit amerikan e di që ai do më ndihmojë të takoj kryeministrin. Unë i kam cuar Berishës disa herë mesazh në 12:30 të natës për tu takuar me kryeministrin, por ai nuk më ka kthyer përgjigje. Atëhere mendova më shumë të shkoj të dorëzohem në ambasadë, jo për azil, por vetëm për të gjetur rrugë mbështetje”.
Kryefamiljari tashme i lene i lire nga policia e Tiranes thekson se tentativa për të hyrë në ambasadë nuk ishte me forcë. Kola shton se i është premtuar një vizitë me këshilltarin e kryeministrit Berisha.
(da.bo/BalkanWeb) Lidhje te tjera VIDEO: Familja tenton futjen në ambasadën e SHBA: Arvizu na ndihmo!