Gjirokastër, kapen 75 kg hashash, në kërkim 4 persona

Policia e Gjirokastrës ka sekuestruar 75 kg hashash ndërsa ka shpallur në kërkim 4 persona.
Burime nga policia bëjnë me dije se gjatë operacionit të koduar “Ngrica” u bë e mundur që në fshatin Lazarat të sekuestrohet 75 kg drogë ndërsa janë shpallur në kërkim edhe 4 banorë të këtij fshati të cilët po transportonin sasinë e hashashit.
Mësohet se 4 personat me të parë patrullat e policisë e kanë braktisur sasinë e drogës dhe janë larguar ndërsa policia arriti të gjejë vetëm çantat me drogë të braktisura në rrugë.