Keit Perri rikthehet me ish-të dashurin
Këngëtarja Keit Perri raportohet se ka rifilluar romancën e saj me ish-të dashurin Trevis Mekoj. Dyshja, të cilët u ndanë në dhjetorin e kaluar, kanë vendosur të rikthehen së bashku pasi kanë kuptuar se nuk mund t’ia dalin të ndarë. “Ndarja ta shpifte. Ne jemi sërish së bashku, jeni të parët që poi a tregoj këtë fakt”,- ka thënë këngëtari I grupit “Gym Class Heroes”, Travis, për gazetën britanike “The Sun”. “Vazhdoj të mendoj se nëse do të duhej ta kaloja këtë sërish, nuk do ta përballoja dot. Thjesht po kënaqem me mënyrën si janë gjërat tani. Të dy jemi të lumtur që jemi bashëk dhe do të përpiqemi që gjithcka të shkojë mirë në të ardhmen”,- ka shtuar Travis. Edhe këngëtarja Keit Perri është fotografuar nga paparacët dhe në sy bie lumturia e saj. Nuk na mbetet vecse të presim se si do të vazhdojë historia e tyre e dashurisë.
27 Prill 2009