"Damir Fazliç", dosja per pastrim parash drejt mbylljes
Hetimet per Damir Fazllic mbesin peng i letër-porosive, prokuroria i kërkon përgjigje ministrisë së Drejtësisë. S'ka të dhëna për pastrim parash, edhe 10 ditë afat hetimi
TIRANE-Kur e ndajnë vetëm dhjetë ditë nga afati përfundimtar për hetimet ndaj serbo-boshnjakut Damir Fazliç, i dyshuar për pastrim parash, prokuroria i kërkon informacion ministrisë së Drejtësisë për fatin e letërporosive. Burime nga prokuroria e Tiranës pohuan per Gazeta Shqiptare se pak ditë më parë i janë drejtuar dikasterit të Drejtësisë të drejtuar nga Enkelejd Alibeaj, për të marrë informacion nëse janë zbatuar apo jo letërporositë. "Kemi kërkuar informacion për letërporositë që kemi dërguar në Angli, Qipro, Bosnje, Zvicër dhe Kroaci, mbi bazën e të cilave do të vendoset për fatin e dosjes", tha një burim nga prokuroria. Mbi bazën e informacioneve të ardhura nga këto vende, do të vendoset dhe për fatin e dosjes hetimore ndaj biznesmenit që njihet si mik i kryeministrit të vendit, Sali Berisha.
Data 7 maj shënon fundin e afateve hetimore për serbo-boshnjakun Damir Fazliç. Afatet e hetimeve u zgjatën në fillim të prillit, pasi në duart e prokurorëve nuk kishin mbërritur përgjigjet e letërporosive. Por, vendimi për zgjatjen e afateve është kundërshtuar në gjykatë nga Fazliç. Më datë 4 maj gjyqtari Gjin Gjoni pritet të marrë në shqyrtim kërkesën penale të Fazliç, i cili kërkon ndërprerjen e hetimeve me argumentimin se po zgjaten pa asnjë shkak dhe jashtë çdo afati ligjor. Biznesmeni Fazliç u vu nën hetim 7 muaj më parë, pasi dyshohej për pastrim parash.
(d.b/BalkanWeb)