E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sheril Kol, kengetarja shpalelt femra më e bukur në botë



Si një orë zviceriane, vjen klasifikimi i femrave më seksi të botës nëpërmjet revistës të njohur “Fhm”. Këtë vit, emri i fitueses është surprizë e vërtetë: mundi të mposhtë aktoren megan Foks e cila u radhit në vend të dytë dhe në fakt bëhet fjalë për këngëtaren angleze Sheril Kol. Ajo aktualisht është pjesë e grupit “Girls Aloud” si dhe anëtare e jurisë në edicionin britanik të “X Factor”. E treta në renditje, është zgjedhur nga lexuesit e revistës ”Fhm” aktorja Xhesika Alba. Mbase është efekti “X Factor” ai që transformon në ar gjithccka që na afrohet por kol ka fituar përvecc ccmimit edhe zemrat e lexuesve anglezë. Të mposhtte bukuroshen Megan Foks nuk ishte aspak e lehtë, por këngëtarja ia doli mbanë. Pa marrë parasysh fotot e publikuara nga shtypi dhe videon e skandalit, për fansat e saj Sheril është sensuale edhe e veshur. Pas, Sheril la edhe ikonën e bukurisë për shumë meshkuj, Xhesika Alba e cila me sukses ka realizuar një kalendar seksi për Campari-n. Për të kompletuar listën e dhjetë më të bukurave përmendet edhe Britni Spirs e cila duket se ka lënë përgjithmonë pas periudhën e keqe. Më pas është renditur Keli Hazell, Adriana Lima, Elisha Kuthbert, Kristin Kreuk, Ana Friel dhe aktorja Freida Pinto.

27 Prill 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›