“Poker” bardheblu, Memelli dy gola për ditëlindjen
Tirana shkatërroi 4-1 Teutën e Bobit, duke ruajtur sërish kryesimin. Tension në Ballsh, pas anulimit të një goli të Partizanit ndaj Bylisit
Dash Frashëri
Migen Memelli e festoi në mënyrë madhështore 29-vjetorin e tij, duke i “dhuruar vetes” dy gola në fitoren cinike 4-1 të Tiranës kundër Teutës në “Qemal Stafa”, në takimin e vlefshëm për javën e 29-të të Kategorisë Superiore. Me revanshin e tri pikët e marra ndaj formacionit durrsak, Tirana mbeti sërish +1 pikë nga Vllaznia e lideri i kampionatit, kur kanë mbetur edhe katër javë nga përfundimi i sezonit 2008-2009. 23-herë kampionët e dominuan totalisht takimin kundër një prej skuadrave “vrasëse” të ekipeve të mëdha, duke shënuar një gol të shpejtë në minutën e 8-të, kur 29-vjeçari Memelli realizoi nga afër falë një asisti të Gjergji Muzakës. Teuta u kundërpërgjigj me një kombinacion të shkëlqyer midis Vilfor Hysës e Emiljano Vilës, ku goleadori më i mirë i formacionit të Starovës nuk e pati të vështirë të barazojë rezultatin në minutën e 31-të. Ky ishte goli i tretë sezonal i Vilës kundër Tiranës, përfshirë edhe dy golat në fitoren 2-1 të Teutës në fazën e dytë dhe i 12 personal gjatë këtij edicioni.
Bardheblutë e mbyllën pjesën e parë me rezultatin 2-1, kur Daniel Xhafaj shënoi brenda zonës në të 42’ pas një asisti perfekt të Ansi Agollit. Fraksioni i dytë ishte i tërë bardheblu, por edhe me një tension të vogël midis Vilës e Mukës (të ndëshkuar të dy me karton të verdhë nga Sokol Jareci), që gjithsesi nuk ndikoi në performancën absolute të ekipit më të pasur në Shqipëri. Migen Memelli i çoi shifrat në 3-1 në minutën e 85-të, teksa realizoi me kokë një gol të vështirë pas harkimit të ëmbël të Saimir Patushit. Goli i 19-të sezonal i sulmuesit pogradecar, që tashmë ka hedhur një hap tjetër drejt fitimit të “Këpucës së artë”, por duke ndjerë shumë afër presionin e Plakut të Dinamos (17 gola). Dy minuta më pas, në të 87’, Ansi Agolli i dha “lamtumirën” Tiranës, duke vulosur fitoren e thellë 4-1. Në agjendën e mesfushorit të Kombëtares, që kishte premtuar se do të largohej drejt Finlandës me një gol kundër Teutës, tashmë ka mbetur gjysmëfinalja e kthimit të mërkurën kundër Vllaznisë.
Tirana regjistroi fitoren e 73-të në 146 ndeshje me Teutën (35 fitore, 38 barazime).
BYLIS-PARTIZANI 1-0
Bylisi fitoi me Partizanin 1-0, falë golit të Roland Nënajt në minutën e 10-të, por të kuqve iu mohua një gol, i konsideruar i rregullt nga stafi i kuq, por jo i tillë nga anësori Maloku, çka solli edhe tension në fushë. Bylisi, që më parë kishte kontestuar fort caktimin me short të gjyqtarit Kridens Meta, tani ndodhet në kuotën e 28 pikëve, duke e komplikuar më shumë situatën e gjashtë vendeve të fundit, që ndahen nga njëra-tjetra me vetëm 4 pikë, kur kanë mbetur edhe 4 ndeshje për t’u luajtur.
APOLONIA-ELBASANI 3-1
Apolonia falë golave me “origjinë” serbe, dy të realizuar nga vëllezrit Sead Haxhibuliç (27’) dhe Semir Haxhibuliç (56’) e i treti nga golaeadori më i mirë i saj, Bojan Kërkiç (77’), arriti një fitore me vlerë kundër Elbasanit (3-1). Për formacionin e Ramadan Shehut golin e vetëm e shënoi Fjodor Xhafa në minutën e 51-të. Elbasani ndodhet sërish në një pozitë të vështirë, pasi me dy vendet e fundit i ndan përkatësisht 1 e 2 pikë.
27 Prill 2009