E Shtunë, 31 Tetor 2026

LSI ngushëllon familjet e viktimave

“LSI ju shpreh ngushëllimet më të thella të gjithë familjarëve të viktimave që humbën jetën në aksidentin tragjike në fshatin Dom të komunës Gjegjan në aksin Rrëshen – Fushë-Arrës. Në këto momente të dhembjes së madhe LSI është pranë familjeve të viktimave dhe ndan me ta dhembjen për humbjen e jetës së njerëzve të tyre të dashur. LSI e konsideron shumë të rëndësishëm reagimin e menjëhershëm të institucioneve të shtetit dhe bën apel që ato të bëjnë të pamundurën për të shpëtuar jetën e të plagosurve të tjerë”.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›