“Ngjarja në përmasa tragjike, kombi është i lënduar”
Presidenti i Republikës, Bamir Topi
Presidenti i Republikës Bamir Topi ka vizituar dje në spitalin Ushtarak, të plagosurit e aksidentit tragjik në Fushë Arrëz. Kreu i shtetit e cilësoi të dhimbshme ngjarjen, duke shtuar se të gjithë shqiptarët janë të lënduar.
“Ngjarja është e dhimbshme. Ndihem i lënduar dhe të gjithë shqiptarët ndjehen të gjithë të lënduar për këtë aksident që mori përmasa tragjike. Shpreh ngushëllime të sinqerta për të gjitha familjet që patën viktima dhe u them që jam pranë tyre”, u shpreh kreu i shtetit, Bamir Topi.