E Shtunë, 31 Tetor 2026

28 të lënduar pas një shpërthimi në Tajlandë

Sulmues të panjohur kanë aktivizuar sot një bombë, në një treg në jug të Tajlandës, duke plagosur me këtë rast 28 persona, në sulmin më të re në jugun e Tajlandës të dominuar nga myslimanët.

Një ushtarë dhe tre civilë kanë pësuar lëndime të rënda, pas aktivizimit nga larg të bombës të vendosur në një motoçikletë, në një treg në Yala, një prej tri provincave të cilat kufizohen me Malajzinë dhe të cilat janë pjesë e rajonit, i cili po përballet me një kryengritje separatiste.

Policia theksoi se gjithsej 28 persona janë lënduar si pasojë e shpërthimit. Ishte ky sulmi më i ri në vargun e sulmeve, në shënjestër të së cilave janë vënë civilët, konvojet dhe postblloqet e ushtrisë në këtë rajon malaj, dikur të pavarur.

Tendosjet në këtë rajon janë shtuar, pas aksioneve të vazhdueshme të ushtrisë dhe dështimit të qeverisë për të zbuluar dhe dënuar vrasësit e myslimanëve.

Përkundër dërgimit të mijëra policëve dhe ushtarëve në rajon, qeveria nuk ka shënuar ndonjë përparim të madh në përpjekjet për të shtypur trazirat, për të cilat deri me tani nuk e ka marrë përgjegjësinë asnjë grup.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›