E Shtunë, 31 Tetor 2026

Thellohet kriza zgjedhore në Afganistan

Kriza zgjedhore në Afganistan është thelluar gjatë ditës së sotme, pasi që Komisioni përgjegjës për shpalljen e rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve presidenciale, të cilat u zhvilluan në gusht, refuzoi që të pranojë zbulimet e një organi hetues, të mbështetur nga OKB-ja, zbulime këto që parashohin zhvillimin e rrethit të dytë zgjedhor.

Komisioni Zgjedhor për Ankesa kompletoi hetimet e veta javën e kaluar, në lidhje me akuzat për mbushje të kutive dhe frikësim gjatë zgjedhjeve të 20 gushtit.

Dy zyrtarë ndërkombëtarë, të cilët kanë parë rezultatin, kanë theksuar se presidentit Hamid Karzai i është marrë një numër i mjaftueshëm i votave të kontestuara, që përqindja e votave të fituara nga ai të bie nën nivelin prej 50 për qind, të cilin ai duhet ta tejkaloi, për tiu shmangur rrethit të dytë zgjedhur kundër rivalit të tij në zgjedhje, Abdullah Abdullahut.

Sidoqoftë, Komisioni i Pavarur i Zgjedhjeve, i dominuar nga aleatët e Karzait, ka hedhur poshtë këto të dhëna. Zëdhënësi i Karzait, Vaheed Omar, ka theksuar se Karzai nuk do të pranojë zbulimet e Komisionit ndërkombëtarë, përderisa ato të mos bëhen publike.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›