E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA dënon dhunën në Bjellorusi

Shtetet e Bashkuara kanë dënuar ndërhyrjen e dhunshme të policisë ndaj opozitarëve në protestën, e cila pasoi rizgjedhjen si president te Aleksandër Lukashenkos.

Departamenti Amerikan i Shtetit tha se rezultatet e votimit nuk mund të konsiderohen legjitime.

“Jemi të shqetësuar me forcën e tepruar të përdorur nga autoritetet”, ka dhënë zëdhënësi i DASH-it, Filip Krouell.

“Nuk mund t`i konsiderojmë rezultatet e zgjedhjeve të djeshme si legjitime”, ka thënë ai.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›