Ferguson s’mendon për pension

Nga Express më 20 dhjetor 2010 në ora 16:59
Menaxheri i Manchester Unitedit, Sir Alex Ferguson, ka thënë se nuk është duke planifikuar pensionimin nga futbolli.
Të dielën Ferguson u bë trajneri me shërbimin më të gjatë në histori në klub, ndërsa më 31 dhjetor do të festojë ditëlindjen e 69-të. Mirëpo, strategu skocez ka theksuar se nuk mendon rreth tërheqjes.
“Sa më i vjetër që jeni, aq më tepër brengoseni rreth pensionimit. Ju filloni të kuptoni se derisa keni shëndet të mirë dhe dëshirë për punë, vazhdoni të kryeni detyrën tuaj. Të gjitha mendimet rreth pensionimit më janë hequr nga mendja. Ajo që ndodhi më parë ishte e gabuar (vendimi prej nëntë viteve më parë për t’u tërhequr)”, tha Ferguson për MUTV.