E Shtunë, 31 Tetor 2026

280 kilogramë hashash nga Saranda për në Greqi

Prokuroria e Krimeve të
Rënda ka dërguar në gjykatë
dosjen ndaj Klodian
Bashollit, i akuzuar për trafik
ndërkombëtar droge. Ai dyshohet
se ka tentuar të trafikojë me skaf
në shtetin grek një sasi prej 278.55
kilogramë hashash. "Prokuroria e
Sarandës këtë procedim penal e
ka regjistruar në bazë të materialit
kallëzues të ardhur nga Komisariati
i Policisë Sarandë. Duke iu
referuar këtyre
materialeve të
administruara
në këtë procedim
penal ka
rezultuar se në
datën 15 shkurt
2008, rreth orës
22.00 në vendin
e quajtur Gjiri
i Manastirit
është kapur një skaf me motor të
markës YAMAHA 115 EFT, në të
cilin ishin të ngarkuara 14 çanta
të mbushura me pako në formë
cilindrike të mbështjella me letër
natribanti", thanë burimet nga
policia. Sipas tyre, prej radarit që
ndodhet në Ksamil, nga forcat e
policisë, rreth orës 20.15 të datës
15 shkurt 2008, është konstatuar
një mjet lundrues, i cili lëvizte në
drejtimin nga jugu në veri. Është
urdhëruar skuadra e mjeteve
lundruese të policisë kufitare Sarandë,
të cilët kanë konstatuar në
afërsi të Gjirit të Manastirit mjetin
lundrues. Me gjithë thirrjet e
policisë për të ndaluar, drejtuesit
e mjetit nuk e kanë bërë një gjë të
tillë dhe për t‘iu shmangur policisë
kanë filluar manovrat në det.
Pasi forcat e policisë kufitare kanë
bllokuar daljen e gjirit, drejtuesi
i mjetit ka
nxjerrë mjetin
e tij në rërë dhe
është larguar
me shpejtësi
në drejtim të
pyllit, duke
iu shmangur
edhe forcave
të policisë. Policia
gjyqësore,
pasi u kap skafi, ka kryer këqyrjen
e vendit të ngjarjes. Pas kësaj ka
rezultuar se në këtë skaf ka qenë
e ngarkuar një sasi e dyshuar si
lëndë narkotike e paketuar në 14
çanta me peshë të përgjithshme
278.55 kg. Nga hetimet rezulton
se personi që drejtonte mjetin
ishte Klodian Basholli. Fakt që
vërtetohet edhe nga disa gjurmë
të lëna prej tij te pakot e drogës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›