E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dy fëmijë dëshmojnë për abuzimet te "Fëmijët e Tij"

Procesi gjyqësor ndaj dy
shtetasve anglezë,
Dino Christodoulu dhe
Robin Arnold, të cilët akuzohen
për abuzime me të
miturit, vijoi të martën në
Gjykatën e Shkallës së Parë
Tiranë, me dëshminë e dy
fëmijëve. Gjatë seancës së
sotme, e cila u zhvillua me
dyer të mbyllura, fëmijët
kanë dëshmuar para togave
të zeza mbi sjelljen e
dy të pandehurve gjatë kohës
që jetonin në ish-qendrën
e bamirësisë "Fëmijët
e Tij" në Tiranë. Dino
Christodoulu dhe Robin Arnold
u ekstraduan pak kohë
më parë nga Anglia, pasi
ndaj tyre, Prokuroria e Tiranës
ka ngritur akuzën për
abuzime seksuale me fëmijë
në kohën kur ishin të
punësuar në ish-qendrën
"Fëmijët e Tij", që kishte
për administrator një tjetër
shtetas anglez, Devid
Braun. Ai është dënuar pak
kohë më parë nga Gjykata
e Tiranës me 20 vjet burg
për këto abuzime.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›