E Diel, 1 Nëntor 2026

Agim Shehu, drejtori i Investigimit në Tatime

Gjykata urdhëron policinë
gjyqësore që të marrë
forcërisht në datën 30 dhjetor
ish-drejtorin e Policisë së Shtetit
në vitin 1995, Agim Shehun,
për dëshmi në gjyqin për zhdukjen
e Remzi Hoxhës. Sipas prokurorisë,
Shehu ka injoruar fletëthirrjet e
gjykatës për dëshminë e tij në këtë
proces, e cila cilësohet si një nga më
të rëndësishmet, pasi gjatë vitit ‘95
vetë ish-drejtori i Policisë ka pasur
dijeni të të gjitha lëvizjeve të SHIKut
në atë periudhë. Ndërsa zyrtarisht
mësohet se Agim Shehu nuk
gjendet në Shqipëri, por jashtë saj.
Në lidhje me këtë pretendim të organit
të akuzës, Prokuroria e Krimeve
të Rënda ka verifikuar në të
gjitha pikat e kalimit kufitar dhe ka
rezultuar se ish-zyrtari i lartë i Policisë
së Shtetit nuk ka dalë jashtë
Shqipërisë. Të dhënat e prokurorisë
aktualisht flasin për një gënjeshtër
të Agim Shehut.
Merreni forcërisht
Gjykata e Krimeve të Rënda
vendosi që të sjellë forcërisht në
sallën e gjyqit Agim Shehun. Në
procesin për zhdukjen e Remzi
Hoxhës, në vitin 1995, dje duhej
që të dëshmonte ish-zv/drejtori i
përgjithshëm i Policisë së Shtetit,
deri në 1997-ën, por ai sërish nuk
është paraqitur. Trupi gjykues ka
deklaruar se, në këtë institucion
është sjellë një letër në të cilën thuhet
se Shehu nuk ndodhet në Shqipëri,
pretendim i cili është
mbrojtur fort edhe nga avokatët e
të pandehurve. Por, reagimi i
prokurorit të çështjes, Xhevat
Hana, ka qenë se, Agim Shehu
është në Tiranë dhe se çdo ditë
shkon në punën e tij në Ministrinë
e Financave. Vetë prokuroria ka
hetuar për vendndodhjen e Shehut.
Pikërisht pas këtyre investigimeve,
prokurori i çështjes ka
kërkuar shoqërimin me forcë të
Shehut në sallën e gjyqit për të
dhënë dëshminë e tij në lidhje me
zhdukjen e biznesmenit shqiptaro-
maqedonas, Remzi Hoxha, në
vitin 1995. Agim Shehu, njihet
edhe si gjenerali që ideoi dhunimin
e tubuesve në protestën e 28
majit 1996, në sheshin "Skënderbej",
ku u dhunuan një numër
qytetarësh dhe drejtues të politikës
së majtë. Gjithashtu, për të
dëshmuar në sallën e gjyqit dje
ishte thirrur dhe ish-kreu i SHISHit,
Fatos Klosi, por dhe ky nuk është
paraqitur. Edhe për Klosin,
prokuroria kërkoi thirrjen e tij dhe
shoqërimin me forcë në sallën e
gjyqit në seancën e ardhshme.
Injorimi i gjykatës
Agim Shehu ka injoruar për të
katërtën herë Gjykatën e Krimeve
të Rënda për dëshmi në procesin
kundër Arben Sefgjinit, ish-drejtori
i SHIK-ut të Tiranës në vitin
1995, vit kur është zhdukur Remzi
Hoxha. Ai pretendon se është jashtë
Shqipërisë, por nga një verifikim
i prokurorisë ka rezultuar se
ai gjendet në Shqipëri. "Është urdhëruar
një oficer i policisë gjyqësore
që të shoqërojnë forcërisht në
datën 30 dhjetor të vitit 2008 për
të sjellë në seancën gjyqësore
Agim Shehun. Policia e Shtetit, në
bashkëpunim me prokurorinë,
kanë për detyrë që të sjellin në seancë
me çdo kusht Agim Shehun",
thanë burimet nga gjykata. Me të
njëjtën masë do të thirret edhe
ish-shefi i SHIK-ut, Fatos Klosi, i
cili ka kryer hetime për këtë rast,
por asnjëherë nuk ka mundur që
të gjejë eshtrat e Remzi Hoxhës.

Shehu emërohet vartës i Arben Sefgjinit

Shehu emërohet vartës i Arben Sefgjinit
dënohej me 7 vjet burg. Gjykata e
Lartë e shpalli të pafajshëm. Në seancën
e fundit gjyqësore, e bërë
me dyer të mbyllura, Kolegji Penal
e ka lënë të lirë Shehun, i gjykuar
në mungesë dhe i akuzuar nga
Gjykata Ushtarake për veprën penale
të "dezertimit nga detyra". Në
fakt, Kolegji i Gjykatës së Lartë ka
vendosur të rrëzojë vendimin e
Gjykatës së Apelit, e cila e kishte
dënuar ish-zëvendësministrin e
Rendit me masën e sigurisë prej 8
vjetësh heqje lirie. Shehu akuzohej
për veprat penale të dezertimit
dhe të "shpërdorimit të armatimit".
Përfaqësuesi i akuzës, Artur
Selmani, në kërkesën e tij në seancën
e parafundit gjyqësore, i
kishte paraqitur kolegjit gjykues se
i qëndronte vetëm akuzës për
dezertim të Shehut, ndërkohë që
hiqte dorë nga akuza e dytë, që
është ajo e "shpërdorimit të armatimit".
Ndërsa avokati mbrojtës i
ish-zëvendësministrit Avni Shehu,
i pati kërkuar kolegjit gjykues,
që për klientin e tij të pushohej
gjykimi për akuzën e dezertimit,
pasi, sipas ligjit, ai nuk konsiderohet
subjekt për konsumimin e
kësaj vepre penale. Avokati Avni
Shehu, në seancën e parafundit
gjyqësore, i kërkoi kolegjit gjykues
të Gjykatës së Lartë që për të pandehurin
dhe njëkohësisht klient i
tij, të pushohej gjykimi për akuzën
e dezertimit, pasi i akuzuari nuk
është subjekt i kësaj vepre penale.
Me ardhjen në pushtet të Partisë
Demokratike, pas fitores së
zgjedhjeve parlamentare të 3 korrikut,
emri i ish-gjeneralit "zhduket"
nga lista e personave të
shpallur në kërkim për krime të
ndryshme. Ish-gjenerali, nëpërmjet
avokatit të tij mbrojtës, iu drejtua
Gjykatës Kushtetuese, duke
kërkuar shpalljen si antikushtetuese
të vendimeve të tri shkallëve
të gjyqësorit. Pas marrjes
në shqyrtim të kërkesës, togat e
zeza të Kushtetueses e rikthyen
çështjen për rigjykim në Gjykatën
e Lartë, me argumentimin se kishte
shkelje të kushtetutshmërisë.
Vendimi i marrë më 4 dhjetor të
vitit 2006 nga Gjykata e Lartë, e cila
pushoi çdo akuzë ndaj ish-gjeneralit,
i hapi rrugë atij të rikthehej pas
gati një dekade jetë në arrati.
Pas rrëzimit të akuzave ndaj tij
nga Gjykata e Lartë, mund të kthehej
lirshëm në vendin e tij. Ishgjenerali
i frikshëm, Agim Shehu,
e ka shkelur sërish tokën shqiptare.
Pas më shumë se nëntë
vitesh në arrati, ish-zëvendësministri
i Brendshëm dhe njëkohësisht
ish-drejtori i përgjithshëm i
Policisë së Shtetit, i cili u largua në
një moment kritik, kur në vend
ishte shpallur gjendja e jashtëzakonshme,
ka vendosur të rikthehet,
duke ndjekur shembullin e
"mikut" të tij, ish-kryetarit të
SHIK-ut, i ndjeri Bashkim Gazidede,
që e ndërmori këtë hap në
dhjetor të vitit 2005.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›