Itali, banda shqiptare ortake me "Kamorran" dhe "Ndranghetan"
Shkatërrohet në Itali një
bandë kriminale shqiptare
që merrej me trafik
droge, madje furnizonte
edhe dy organizatat e famshme
kriminale italiane "Kamorra"
dhe "Ndrangheta". Grupi i shqiptarëve,
që drejtohej nga Leonard
Nika dhe Pëllumb Gjoni, kishte
hapur tri shoqëri sigurimi për
ruajtjen e bizneseve në veri të
Italisë. Madje, disa muaj më parë
ata konkurruan për të fituar të
drejtën e ruajtjes së Pallatit të
Drejtësisë në Milano. Sipas të
dhënave të antimafies, në vendin
fqinj (cituar nga mediat vendase),
organizata riciklonte paratë
në këto shoqëri, madje kishte
punësuar edhe 100 persona,
shumica e të cilëve ishin shqiptarë.
Punonjësit trajtoheshin me
kontrata të rregullta dhe merrnin
një rrogë mujore të kënaqshme.
Por, tri ditë më parë janë njoftuar
papritur: "Tashmë jeni pa punë,
pronarët janë arrestuar". Nga sa
kanë dëgjuar në media, gjithçka
flitet për trafik droge, që vinte nga
Shqipëria, përpunohej në Milano,
ku më pas furnizoheshin dy organizatat
më të fuqishme kriminale
në Itali dhe gjithë Evropën.
Krerët e organizatës
Grupi i mirorganizuar shqiptar
kishte në varësi tri shoqëri të ruajtjes
fizike. Ato ishin "New planet
investigation", PBS dhe shoqëria
SPE, të gjitha me seli në qytetin
e Milanos. Ato administroheshin
nga një shtetas italian, i cili
quhej Adriano Spigarelli, 44 vjeç,
i arrestuar së bashku me eprorët
e tij shqiptarë. Ndërkohë, nga
përgjimet policia ka zbuluar se
dy "kapot" e grupit kriminal ishin
Leonard Nika dhe Pëllumb Gjoni,
të cilët zotëronin edhe pronësinë
e tri shoqërive. Krahas zotërimit
të këtyre firmave, ku dyshohet se
kryhej riciklimi i parave të drogës
nëpërmjet pagesave të majme për
punëtorët, dy krerët kanë ngritur
biznese edhe në Shqipëri, përkatësisht
në Tiranë e në Shkodër,
kryesisht në plazhin e Velipojës.
Nga informacionet e antimafies
italiane mësohet se tre bizneset
për ruajtjen e shoqërive në Itali
janë sekuestruar. Ndërsa 100
punëtorët, shumica shqiptarë,
kanë humbur vendet e punës,
ndërsa ka detyrime financiare
ende të pashlyera ndaj tyre.
Drogë për mafien
Grupi kriminal kishte një
mbështetje të madhe financiare,
ndërsa administronte tri shoqëri
të ruajtjeve të qendrave tregtare
në Itali dhe tentonte ta shtrinte
biznesin edhe në institucionet
shtetërore. Vetëm pak kokë më
parë kishin aplikuar për të fituar
të drejtën që të ruanin Pallatin
e Drejtësisë në Milano, por pas
konkurrimit kishin përfunduar
të dytët. Sipas mediave italiane,
"ishin futur në tender nëpërmjet
mekanizmave të dyshimta dhe
kishin humbur për pak". Sipas informacioneve
të antimafies, grupi
merrej kryesisht me trafikim
droge nga Shqipëria në drejtim
të Italisë, ndërsa disa anëtarë të
këtij rrjeti zotëronin edhe një rrjet
prostitucioni. "Paratë e drogës
investoheshin në tri shoqëri të
sigurimit, dy prej të cilave ruanin
qendrën tregtare ‘Vulcano‘ në Milano.
Shoqëritë e tjera siguronin
klube nate dhe qendra tregtare",
thanë burimet nga antimafia
italiane, të cilat saktësojnë se
hetimet janë përqendruar në përgjimin
e telefonatave të anëtarëve
shqiptarë. "Gjatë sekuestrimit
të shoqërive janë sekuestruar
24 kilogramë heroinë dhe 3 kilogramë
kokainë, e cila u shitej
anëtarëve të organizatave kriminale
‘Ndrangheta‘ dhe ‘Kamorra‘.
Grupi shqiptar akuzohet për
trafik ndërkombëtar të lëndëve
narkotike, shfrytëzim prostitucioni,
favorizim të klandestinëve
dhe riciklim të parave", thuhet në
njoftimin e antimafies italiane,
cituar nga media të rëndësishme
të atij vendi.
bandë kriminale shqiptare
që merrej me trafik
droge, madje furnizonte
edhe dy organizatat e famshme
kriminale italiane "Kamorra"
dhe "Ndrangheta". Grupi i shqiptarëve,
që drejtohej nga Leonard
Nika dhe Pëllumb Gjoni, kishte
hapur tri shoqëri sigurimi për
ruajtjen e bizneseve në veri të
Italisë. Madje, disa muaj më parë
ata konkurruan për të fituar të
drejtën e ruajtjes së Pallatit të
Drejtësisë në Milano. Sipas të
dhënave të antimafies, në vendin
fqinj (cituar nga mediat vendase),
organizata riciklonte paratë
në këto shoqëri, madje kishte
punësuar edhe 100 persona,
shumica e të cilëve ishin shqiptarë.
Punonjësit trajtoheshin me
kontrata të rregullta dhe merrnin
një rrogë mujore të kënaqshme.
Por, tri ditë më parë janë njoftuar
papritur: "Tashmë jeni pa punë,
pronarët janë arrestuar". Nga sa
kanë dëgjuar në media, gjithçka
flitet për trafik droge, që vinte nga
Shqipëria, përpunohej në Milano,
ku më pas furnizoheshin dy organizatat
më të fuqishme kriminale
në Itali dhe gjithë Evropën.
Krerët e organizatës
Grupi i mirorganizuar shqiptar
kishte në varësi tri shoqëri të ruajtjes
fizike. Ato ishin "New planet
investigation", PBS dhe shoqëria
SPE, të gjitha me seli në qytetin
e Milanos. Ato administroheshin
nga një shtetas italian, i cili
quhej Adriano Spigarelli, 44 vjeç,
i arrestuar së bashku me eprorët
e tij shqiptarë. Ndërkohë, nga
përgjimet policia ka zbuluar se
dy "kapot" e grupit kriminal ishin
Leonard Nika dhe Pëllumb Gjoni,
të cilët zotëronin edhe pronësinë
e tri shoqërive. Krahas zotërimit
të këtyre firmave, ku dyshohet se
kryhej riciklimi i parave të drogës
nëpërmjet pagesave të majme për
punëtorët, dy krerët kanë ngritur
biznese edhe në Shqipëri, përkatësisht
në Tiranë e në Shkodër,
kryesisht në plazhin e Velipojës.
Nga informacionet e antimafies
italiane mësohet se tre bizneset
për ruajtjen e shoqërive në Itali
janë sekuestruar. Ndërsa 100
punëtorët, shumica shqiptarë,
kanë humbur vendet e punës,
ndërsa ka detyrime financiare
ende të pashlyera ndaj tyre.
Drogë për mafien
Grupi kriminal kishte një
mbështetje të madhe financiare,
ndërsa administronte tri shoqëri
të ruajtjeve të qendrave tregtare
në Itali dhe tentonte ta shtrinte
biznesin edhe në institucionet
shtetërore. Vetëm pak kokë më
parë kishin aplikuar për të fituar
të drejtën që të ruanin Pallatin
e Drejtësisë në Milano, por pas
konkurrimit kishin përfunduar
të dytët. Sipas mediave italiane,
"ishin futur në tender nëpërmjet
mekanizmave të dyshimta dhe
kishin humbur për pak". Sipas informacioneve
të antimafies, grupi
merrej kryesisht me trafikim
droge nga Shqipëria në drejtim
të Italisë, ndërsa disa anëtarë të
këtij rrjeti zotëronin edhe një rrjet
prostitucioni. "Paratë e drogës
investoheshin në tri shoqëri të
sigurimit, dy prej të cilave ruanin
qendrën tregtare ‘Vulcano‘ në Milano.
Shoqëritë e tjera siguronin
klube nate dhe qendra tregtare",
thanë burimet nga antimafia
italiane, të cilat saktësojnë se
hetimet janë përqendruar në përgjimin
e telefonatave të anëtarëve
shqiptarë. "Gjatë sekuestrimit
të shoqërive janë sekuestruar
24 kilogramë heroinë dhe 3 kilogramë
kokainë, e cila u shitej
anëtarëve të organizatave kriminale
‘Ndrangheta‘ dhe ‘Kamorra‘.
Grupi shqiptar akuzohet për
trafik ndërkombëtar të lëndëve
narkotike, shfrytëzim prostitucioni,
favorizim të klandestinëve
dhe riciklim të parave", thuhet në
njoftimin e antimafies italiane,
cituar nga media të rëndësishme
të atij vendi.