2877 - matrikullat e dështimit
Në Shqipëri ashtu si në të gjithë vendet me demokraci liberale, koncepti i ligjit të falimentimit është i ndërtuar me qëllimin e natyrshëm që t’u japë mundësi kompanive të ristrukturohen, në momentin që ato hasin probleme si paaftësi paguese, probleme me kreditorët, mosmarrëveshje mes aksionarëve, probleme me ndarjen e pronësisë e kështu me radhë. është normale në një ekonomi tregu të falimentosh. Në demokraci ka disa rregulla, ligje, disa taksa, dhe disa bilance që duhen shlyer. Në qoftë se nuk je korrekt: Amen! Vlen për të gjitha bizneset pa përjashtim, edhe për televizionet, revistat e gazetat me temë ditore. Nëse nuk përmbush disa kërkesa apo detyrime je i parazgjedhur tëfalimentosh, sikurse ndodhi para dy ditësh një të përditshme shqiptare.Pas 11 vitesh në tregun e përdhunuar shqiptar një gazetë opozitare u mbyll “me sukses” për shkak të papërgjegjshmërisë së administratorit të saj. Ndërrimi i shumë fanellave politike dhe ideologjike, gjatë historisë së vakët të kësaj gazete ishte paralajmërimi i një falimentimi të mundshëm. Sot altoparlanti i kapterit mero hesht, antena e tij nuk ka më valë, anatema nuk funksionon më në treg. Tregu nuk pranon skorie. Për opinionin publik është një shenjë e perëndisë rikthimi i ekuilibrit të medies në binarët e vet moralë dhe etikë. Drejtësia vonon, por nuk harron. Megjithëse kjo nuk do të thotë se nuk ka më grushte nën brez, por gjithçka do te jetë sipas rregullave të lojës fisnike kalorësiake.Ndërsa për temën që po flasim sot nuk është mbyllja përfundimtare e një të përditshmejefletë-rrufe, që më shumë se informative ishte një anatemë e përditshme intrigantinë kufijtë e shantazhit, plot vrer dhe neurotizëm totalitarist. Afërmendsh është një qendër infeksioni më pak për të vërtetën në Shqipëri. është një lajm i mirë, pasja e një hipokriti më pak në qarkullim. Nga ana metafizike në betejën midis të “Mirë-s” dhe të “Keqe-s”, gjithmonë pas shumë betejash e Mira fiton. Kurse vetiu e keqja kapitullon, falimenton, mbyllet me dryn në varrezën e harresës, në pluhurin e historisë së gazetarisë shqiptare. Nuk na ngelet që të themi për herë të fundit se interesat e kësaj të “përditshme” ishin krejt personale, gjithashtu edhe zgjedhja e linjës editoriale kundër qeverisë, por si do që të jetë me matrapazllëk nuk shkon larg. Edhe pse hallva e mortit do të ishte pjesa me interesante e gjithë procesit të humbjes, nuk shkelim kodin e heshtur të vdekjes e nuk mund të përdhosim kufomën.Kuptohet vetiu se “kështjella e shpifjes” që kinse ishte “rrethuar për 376 ditë” përfundoi bashkë me falimentimin personal e financiar të lordit të shpifjes.E vërteta vonon, por nuk harron. Mirëpo që të mbyllet një gazetë nuk është ndonjë thagmë e madhe. Ka ndodhurdhe do të ndodhin në të ardhmen. Por që kjo të koincidojë prapë me sherret kapriçioze të drejtorit të saj duke u rrahur me biznesmenë, gazetarë, politikanë është një gjë që e tejkalon thagmën, madje behët qesharake, anekdotë për gjeneratat e ardhshme të gazetarisë. Një drejtor që më shumë se drejtor gazete në 11 vjet në treg është bërë një thes boksi, ku nuk ka ngelur shqiptar pa i dhënë një grusht apo shpullë tregon mos-profesionalizim kolosal të një drejtuesi. Të prekësh të tjetër në nderin personal, të familjes, të biznesit ka një kosto fizike dhe kush më mirë se drejtuesi i anatemës së përditshme e njeh “drurin” pas qafës....