“Kodi Elektoral, asnjë pengesë për zëvendësimin e mandateve”

Ish-kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kristaq Kume shprehet se nuk ka ngërç nga ana proceduraleJuristi i njohur dhe ish kreu i KQZ, Kristaq Kume shprehet se nuk ka asnjë ngërç për zëvendësimin e mandateve të djegura të deputetëve socialistë. Ai thekson se marrja e një vendimi të tillë buron nga vetë kodi elektoral i votuar në unanimitet nga PD dhe PS. Zëvendësimi i deputetëve të Partisë Socialiste që kanë vendosur të bojkotojnë Kuvendin, bëhet vetëm me shumicë të thjeshtë. Ky është argument ligjor që jep ish-kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Kristaq Kume në një intervistë për Televizionin Klan, i cili sqaron se marrja e një vendimi të tillë nga KQZ-ja buron nga vetë kodi elektoral.“Mund të analizojmë këtë duke iu referuar nenit 24 të Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve. Pra, është vendosur që zëvendësimi i mandateve është përcaktuar të bëhet me shumicë të thjeshtë, jo të cilësuar”, u shpreh Kume. Kësisoj, për zotin Kume mundësia për një ngërç institucional nga ana e KQZ-së në zbatimin e ligjit për zëvendësimin e deputetëve nuk ekziston. Për zotin Kume Procedurat ligjore që ngarkojnë Komisionin Qendror të zgjedhjeve për zëvendësimin në listë proporcionale të deputetëve vijnë menjëherë pasi këta të fundit refuzojnë të jenë pjesë e punimeve të kuvendit për mëse 6 muaj.Dhe kur afatet kushtetuese janë ngushtuar ndjeshëm, atëherë KQZ-ja në rast se brenda datës 6 mars deputetet e PS do të refuzojnë të jenë pjesë e parlamentit të dalë nga zgjedhjet e 28 qershorit do të përfshihet në procedurën e zëvendësimit të mandateve në listën proporcionale të subjektit politik....