E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Zëvendësimin e mandateve, me shumicë të thjeshtë”

Kreu i KQZ, Arben RistaniPavarësisht se ka ende kohë nga djegia e afateve Kushtetuese mbi mandatet e deputetëve të opozitës, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sheh të domosdoshme të fillojë procedurat administrative mbi mundësinë e zëvendësimit të mandateve të deputetëve socialistë. Bojkoti i tej zgjatur i Kuvendit, dhe për më tepër, për 6 muaj resht, e njëherazi pa arsye, detyron institucionet që vlerësojnë ligjshmërinë e mandateve të zëvendësojnë deputetët  aktualë të Partisë Socialiste me një shumicë të thjeshtë. Në këtë drejtim, votimi me shumicë të thjeshtë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve mund të bëjë zëvendësimin në listë proporcionale të deputetëve të cilëve u ndërpritet mandati sipas nenit 71 të Kushtetutës. Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Arben Ristani e mbështet këtë logjikë në kodin elektoral, i cili shprehet qartë për rastet e vendimmarrjes së cilësuar, pikërisht në nenin 24 të tij. Rruga për zëvendësimin e mandateve të djegura:- Neni 24 i KQZ parashikon rastet e vendimmarrjes së këtij institucioni.- Procedura ligjore parashikon që KQZ të veprojë sapo merr njoftimin nga Kuvendi për mungesën e deputetëve.- Neni 164 i Kushtetutës thotë se KQZ, merr vendim për dhënien e mandatit kandidatit të radhës në listën e kandidatëve të regjistruar sipas nenit 67 të këtij Kodi.- Kjo procedurë votohet me shumicë të thjeshtë, mjaftojnë 4 vota të anëtarëve të komisionit- Deputetët që fitojnë mandatin duhet të bëjnë betimin në Kuvend brenda 30 ditësh- Pas kësaj KQZ do të përfshihej në një tjetër procedurë zëvendësimi mandatesh në listës proporcionale të subjektit politik....

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›