E Diel, 1 Nëntor 2026

“Mero Baze s’ka shlyer 3.4 milionë lekë, përveç ‘borxheve’ të bartura që ka edhe me doganat”

Pas daljes nga tregu, reagon Ministria e FinancaveMinistria e Financave ka reguar dje lidhur me mbylljen e një organi mediatik, që sipas raporteve të publikuara qëndronte mbi një lumë borxhesh. Institucionet financiare në vend kanë evidentuar një shumë të papaguar borxhi ndaj shtetit që llogaritet në 3.4 milionë lekë të reja, ndërkohë që në këtë shumë nuk janë përfshirë kamatëvonesat prej disa vitesh dhe zhdoganimi i një shtypshkronje.Ministria e Financave është shprehur dje me një qëndrim zyrtar mbi mbylljen e gazetës së përditshme “TemA”, lajmëruar një ditë më parë nga botuesi i saj Mero Baze. Duke reaguar ndaj akuzave të Bazes se institucionet fiskale kishin kryer sistematikisht kontrolle selektive, Ministria e Financave sqaron se botuesi i “TemA” ka qenë vetëm dy herë në kontakt me organet fiskale, ndërsa pjesa tjetër e deklaratës së tij është trillim dhe gënjeshtër e zakonshme. Përmes një njoftimi për shtyp, Ministria e Financave sqaron për opinionin publik se kompania “Media Enter” me ortak të vetëm dhe administrator Besnik Sula, prej kohësh ka mungesa në deklarimet periodike të aktivitetit të saj dhe njëherazi ka detyrime tatimore të papaguara.“Në lidhje me pretendimin e z. Mero Baze për mbyllje të gazetës “TemA” për shkak të kontrolleve selektive financiare dhe presionet që nisin nga bilancet e gazetës prej vitit 2004, Ministra e Financave sqaron se; Nga informacionet që rezultuan pas verifikimeve që Ministria bëri, Mero Baze, ka qenë në kontakt me organet fiskale në dy raste;Së pari, si rezultat i kontrollit që Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, në muajin Dhjetor 2009, ka programuar dhe filluar në kompaninë “Media Enter”, me ortak të vetëm dhe administrator Besnik Sula, ky kontroll ka ardhur për shkak se në bazë të analizës së riskut kjo kompani prej kohësh ka mungesa në deklarimet periodike të veprimtarisë së saj, përfshi dhe mosdorëzimin e bilancit financiar të vitit 2008. Si rrjedhojë, kjo kompani ka detyrime tatimore të papaguara. Bëjmë të ditur se kompania në 5 vitet e fundit, nuk është kontrolluar asnjëherë në organet tatimore, çka rrëzon pretendimin e Mero Bazes për kontrolle selektive nëse i referohet këtij rasti”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Financave.Më tej, lidhur me çështje në fjalë, sipas dokumentacionit të QKR, kjo kompani, ka ndërruar pronarë (regjistrimi i fundit i ndryshimit të pronësisë i përket muajit Nëntor 2005) dhe megjithatë në asnjë rast nuk është bërë pagimi i detyrimeve që lind nga transaksioni i shitjes së kompanisë. Në këtë aspekt, sipas Ministrisë së Financave,  kontrolli tatimor është në proces dhe akoma nuk është konkluduar për rezultatet e këtij kontrolli, të cilat do të bëhen të njohura në përputhje me legjislacionin.“Ndërkaq, shoqëria “Media Soft Albania”, që sipas dokumentacionit të QKR rezulton të jetë regjistruar në Nëntor të vitit 2005, në pronësi të Festim Bajramit, dhe administrator Mero Baze, ka kryer veprime zhdoganimi të një shtypshkronje në vitin 2006, dhe nuk ka shlyer detyrimet doganore edhe pas afatit ligjor për pagimin e këtij detyrimi në shumën 4,821,250 lekë, dhe aktualisht ka akoma të papaguar shumën prej 3,321,250 lekë pa përfshirë kamatëvonesat, për të cilat kanë filluar procedurat e nxjerrjes me forcë të detyrimeve doganore, në përputhje me aktet ligjore”, thotë Ministria e Financave.Pra, vetëm në këto dy raste Ministria e Financave e sheh Mero Baze të përfshirë në kontrolle të organeve fiskale, por duket qartë se në asnjërin prej tyre këto organe nuk janë në pozita selektive e tendencioze, por përkundrazi kanë treguar tolerancë të pajustifikueshme në zbatimin e ligjshmërisë....

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›