E Shtunë, 31 Tetor 2026

Makina me shpejtësi plagos nënë e bijë në trotuar



SHKODËR - Një automjet që qarkullonte me shpejtësi në një rrugë të qytetit të Shkodrës ka aksidentuar rëndë një grua 63 vjeçare dhe vajzën e saj. Burime zyrtare të policisë lokale thanë se “Pashka Nekaj, 63 vjeç, dhe vajza e saj, Vera, 35 vjeç, ishin duke duke ecur në anë të rrugës së lagjes ‘Partizani’, në afërsi të shkollës së mesme të muzikës, kur u përplasën nga automjeti tip Benz me targë SH 3332 D që drejtohej nga E.Jukni”.
Policia rrugore që ka mbërritur në vendngjarje ka transportuar në spitalin e qytetit dy të plagosurat. Mësohet se 35 vjeçarja ndodhet në gjendje kritike për jetën, si pasojë e plagëve të marra. Ndërkohë, drejtuesi i mjetit, i larguar nga vendngjarja, u vetëdorëzua në polici pak minuta më vonë, ku dhe është duke u hetuar lidhur me këtë aksident.

2 Prill 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›