Shqipëria e Madhe, katër persona në pranga
Katër persona janë arrestuar nga policia e Maqedonisë për shkak se kanë bërë grafiti në rrugë. Bëhet fjalë për vizatimin e hartës së Shqipërisë së Madhe. Mbi këtë hartë të Shqipërisë etnike ata kanë shkruar Një gjuhë, një komb, një shtet.
Ngjarja ka ndodhur në Tetovë dhe të arrestuarit janë personat me inicialet T.P, V.K dhe V.I nga Tetova dhe R.S nga Dibra. Mediat në Maqedoni bëjnë me dije se të katër këta persona janë të moshës 20 deri në 22 vjeç.
Ndalimi i tyre, sipas policisë është bërë për shkak se kanë vizatuar grafiti në hyrje të Tetovës me rastin e 99-vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë.
Arrestimi i tyre është bërë sot rrth orës 10. Policia po merr në pyetje këta persona dhe nuk dihet se cilat do jenë veprimet e mëtejshme të saj.