E Diel, 1 Nëntor 2026

29 nëntori sfshihet nga kujtesa,as nga historia

TIRANË- Ditë të patjetërsueshme që askush smund ta fshijë nga kujtesa e as nga librat e historisë, ditë që e bën qesharak dhe me turp këdo që përpiqet të vërë dorë mbi të. Me këto fjalë, kreu i opozitës, Edi Rama ka uruar gjithë shqiptarët për ditën e Çlirimit të Shqipërisë, pas ceremonisë së zhvilluar në Varrezat e Dëshmorëve.

I pranishëm në homazhe, së bashku me përfaqësues të tjerë të të majtës, Rama ka vendosur kurorë me lule dhe ka nderuar para memorialit Nënë Shqipëri.

Thjesht fare, gëzuar ditën e Çlirimit të vendit, 29 nëntorin, ditën e pandryshueshme e të patjetërsueshme të triumfit mbi të keqen, që u kujton shqiptarëve se në orët e këqija të historisë, paraardhësit tanë, veteranët e luftës u vendosën në anën e duhur të historisë. Ditën që e bashkon Shqipërinë me forcat e lirisë dhe demokracisë, ditën që askush nuk mund ta fshijë as nga kujtesa as nga librat e historisë, ditën që e bën qesharak dhe me turp këdo që përpiqet të vërë dorë mbi të- tha Rama, gjatë një prononcimi për mediat.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›