Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli dhe Presidenti i Dhomës së Deputetëve të Italisë Gianfranco Finni, të ftuar specialë të gazetarit të njohur italian Bruno Vespa, në bisedë mbi emigracionin dhe integrimin.
//
Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli dhe Presidenti i Dhomës së Deputetëve të Italisë Gianfranco Finni ishin sot të ftuar specialë të gazetarit të njohur Italian Bruno Vespa, në një tryezë të rrumbullakët. Biseda me temë emigracionin dhe integrimin mes dy vendeve, në kuadrin e aktiviteteve Dy popuj, një det, një miqësi, u organizua në një mjedis elitar arti, në Galerinë e Arteve në Tiranë.
Kryetarja e Kuvendit, duke iu përgjigjur pyetjes së parë të gazetarit Vespa, për mendimet dhe mbresat që i ka lënë eksodi i parë masiv i vitit 91, tha se "shqiptarët, që dilnin nga një prej diktaturave ndër më mizore të Evropës, panë tek Italia, shteti fqinj, vendin e lirisë, jo vetëm të shprehjes, mendimit dhe veprimit, por edhe të kulturës.
Për mua është kënaqësi të shoh që, ata që dikur kishin emigruar në kushte vërtet shumë të vështira në fillim të viteve 90-të, janë integruar në vendin tuaj. Potencialet e tyre njerëzore dhe financiare, tashmë me mbështetjen dhe nxitjen e Qeverisë shqiptare, ata po i sjellin këtu në atdhe, në të gjitha qytetet e Shqipërisë. Çfarë do të thotë kjo? Shqipëria ka bërë një transformim të thellë, në një periudhë kaq të shkurtër kohe. Kjo ka ndodhur sepse shqiptarët me shumë energji, nuk i kanë frikë sfidat. Ata shohin përpara dhe duan të rikuperojnë kohën e humbur gjatë shekujve.- u shpreh Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli. Kryetarja e Kuvendit vlerësoi veçanërisht shpirtin dhe vullnetin e jashtëzakonshëm për arsimimi, të mijëra studentëve shqiptarë dhe të fëmijëve të emigranëtëve që mësojnë në universitetet italiane, duke theksuar me krenari arritjet e jashtëzakonshme që kanë ata në studime dhe angazhimet e shumta në jetën socialkulturore të Italisë. Presidenti i Dhomës së Deputetëve Finni tha se Shqipëria në këto vitet e fundit ka bërë hapa të mëdhenj ndryshimi dhe zhvillimi. Sipas zotit Finni, shqiptarët kanë ndryshuar rrënjësisht dhe mentalitetin e punës si dhe zhvillimit të biznesin privat, duke sjellë kështu më shumë të ardhura për jetën e tyre dhe prosperitet për vendin.
Sigurisht është bërë shumë rrugë përpara. Janë disa fjalë magjike në leksikun e politikës: Progres, Rritje, Shndërrim, Përmirësim. Janë disa fjalë që ndonjëherë përdoren për të ngushëlluar vetveten. Por nëse mendojmë në mënyrë objektive për realitetin shqiptar 20 vjet më parë dhe, ta krahasojmë me realitetin e sotëm, kemi provën që këto fjalë nuk janë vetëm imazhe, por dhe të dhëna reale Është meritë dhe e kontributit të shqiptarëve, që Ballkani ka sot më shumë stabilitet dhe zhvillim"- tha ndër të tjera zoti Finni.
Gazetari Bruno Vespa tha se askush prej përfaqësuesve të shtetit dhe vetë qytetarëve italianë nuk do të përfytyronin se, në më pak se 20 vjet pas emigrimit të parë, të madh të shqiptarëve do të kishim asistuar në një demokraci të lulëzuar dhe të fortë, si dhe do të mund të organizonim edhe këtë takim për emigracionin mes integrimit, kthimit dhe zhvillimit të shqiptarëve.
Të rinjtë shqiptarë me potencialin, inisiativat dhe sakrificën e tyre janë model edhe për bashkëmoshatarët italianë. Të rinjtë tanë duhet të ndjekin shembullin e tyre në rrugën e suksesit dhe ecjes përpara në shumë fusha, edhe pse nuk kanë patur asnjë mbështetje- theksoi gazetari Bruno Vespa. Duke folur më tej për rolin e rëndësishëm që po luan Shqipëria në zhvillimet globale në rrajon e më tej në Evropë, Kryetarja e Kuvendit vlerësoi veçanërisht bashkëpunimin me Italinë në të gjitha fushat. Siç mund të shihet, sot Shqipëria është i vetmi vend në rajon që vazhdon të ketë rritje ekonomike pozitive, duke dalluar nga të gjitha vendet e tjera.
Ne nuk kemi humbje të vendeve të punës në Shqipëri. Është për këtë arsye, që emigrantët që ndodhen edhe në Itali, e shohin Shqipërinë si një vend, në të cilin vijnë të investojnë të ardhurat dhe burimet e tyre financiare. Sepse këtu ekziston mundësia për ta bërë këtë, sepse ekziston një klimë miqësore ndaj biznesit, investitorëve dhe ekziston siguria. Jo rastësisht Shqipëria në një kohë kaq të shkurtër është një vend anëtar i NATO-s. Jo rastësisht Shqipëria në këtë moment është një hap përpara dhe shumë pranë Bashkimit Europian. Dhe nuk është edhe njëherë rastësi, që Shqipëria pak ditë më parë mori një vlerësim vërtet pozitiv në provimin që ajo bëri për liberalizimin e vizave që ka të bëjë me emigracionin, me sigurinë, ka të bëjë me menaxhimin e kufijve, me pasaportat biometrike, me kartat e identitetit të një teknologjie jashtëzakonisht të sigurtë, që ofrojnë garanci njësoj si në vendin tuaj, në Austri, apo në të gjitha vendet e tjera, anëtare të Bashkimit Europian. - tha Kryetarja e Kuvendit.
Në panelin e diskutimeve të gazetarit Vespa dhanë eksperiencat e tyre dhe disa emigrantë që pas disa vitesh pune në Itali, me sakrificë dhe vullnet të jashtëzakonshëm, kanë arritur të kthehen dhe të ngrenë biznese e investime të suksesshme në Shqipëri. Print Email Foto Galeri më shumë Live Seancat Plenare Live Video Galeri $j(document).ready(function($) { createPlayerSI(); }); function createPlayerSI() { var flashvars = { file:"http://79.106.1.252/jozefinatopalli/media/diplomacia/diplomacia_1.flv", type:"video", autostart:"false", skin:"http://www.parlament.al/templates/NEModules/mediaModule/skins/player.swf", frontcolor:"000000", backcolor:"ffffff", screencolor:"838f8d", lightcolor:"32a6cb", bufferlength:"1", volume:"90", repeat:"none", quality:"true", displayclick:"play", stretching:"uniform", controlbar:"over", shuffle:"false", mute:"false", logo:"http://www.parlament.al/graphics/spacer.gif", item :"0" } var params = { allowfullscreen:"true", allowscriptaccess:"always", wmode:"opaque" } swfobject.embedSWF("http://www.parlament.al/templates/NEModules/mediaModule/player.swf", "previewSI34128145", "220", "125", "9.0.115", false, flashvars, params); } Get the Flash Player to see this player. më shumë Lajme e fundit Kryetarët e Parlamenteve europiane për zgjedhjet e 28 qershorit : Nuk ka argument kundër fituesit, ai që humb nuk mund justifikohet! [ 13 Qershor, 2010 ] Në kuadrin e diplomacisë parlamentare Kryetarja e Kuvendit shfrytëzoi këtë konferencë të Këshillit të Evropës për të lobuar me të gjithë kryetarët e parlamenteve të 27 vendeve anëtare të BE për anëtarësimin e Shqipërisë në BE. Kryetarja e Kuvendit takohet me krerët e parlamenteve europianë, në lobim për lëvizjen e lirë të shqiptarëve. [ 12 Qershor, 2010 ] Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli në takimin e veçantë me Kryetaren e Dhomës së Lordëve, Baroneshën Heyman dhe Nënkryetarin e Dhomës së Ulët, Sir Alan Haselhurst, vlerësoi veçanërisht mbështetjen e Britanisë, në proceset e integrimit euro-atlantik të Shqipërisë. Kryetarja e Kuvendit takohet me Kryetarin e Parlamentit hungarez, Pal Schmitt. [ 12 Qershor, 2010 ] Hungaria është vendi që do të ketë presidencën europiane, pas një viti. Kryetarja e Kuvendit gjeti rastin për të kërkuar dhe një herë mbështetjen e këtij vendi për Shqipërinë, në marrjen e statusit të vendit kandidat dhe votën në Parlament për liberalizimin e vizave. Sllovenia garanton mbështetjen për Shqipërinë, në liberalizimin e vizave. [ 12 Qershor, 2010 ] Gjatë bisedës me Kryetaren e Kuvendit, Kryetari i Asamblesë Kombëtare të Sllovenisë, Pavel Gantar, u shpreh: "Integrimi dhe liberalizimi i vizave shkojnë paralelisht, ndaj ne e konsiderojmë heqjen e vizave për Shqipërinë dhe Bosnjën, si prioritet. Ne sigurisht, nuk do e lidhim çështjen e vizave, me situatën politike në Shqipëri". Kryetarja e Kuvendit takohet me Nënkryetarin e Parlamentit portugez, Jose Vera Jardim. [ 12 Qershor, 2010 ] Nënkryetari i Parlamentit portugez i premtoi Kryetares së Kuvendit Jozefina Topall