Procesverbal, datë 29.04.2010
//
Drejton mbledhjen:
Z.Fatos Beja-Kryetar i Komisionit
Marrin pjesë: Fatos Beja, Gazmend Oketa, Luçiano Boçi, Florjon Mima, Fatbardh Kadilli, Lajla Pernaska.
Mungojnë : Arta Dade, Olta Xhaçka, Ilir Gjoni, Qemal Minxhozi, Vangjel Dule.
Përfaqësues nga Ministria e Punëve të Jashtme : Gazmend Turdiu, Sekretar i Përgjithshëm, Ilda Dega, Drejtore e Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve Mbështetëse.
Rendi i ditës :
1. Miratimi i procesverbalit të mbledjes së datës 27 prill 2010.
2. Seancë dëgjimore për Ambasador me z. Vili Minarolli, për Ambasador të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Republikën e Austrisë.
Hapet Mbledhja
Fatos Beja : Deklaroj të hapur këtë seancë dëgjimore për z Vili Minarolli, të gjithë e njohim atë. Aktualisht kryen detyrën e ambasadorit në Greqi dhe propozohet nga Ministria e Punëve të Jashtme për Ambasador të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Republikën e Austrisë. Në përputhje me procedurën për seancat dëgjimore fjalën do ta marrë z. Gazmend Turdiu, Sekretar i Përgjithshëm në Ministrinë e Jashtme, do të dëgjojmë ambasadorin në shpalosjen e programit dhe objektivave të tij për të mbrojtur sa më mirë interesat e vendit në detyrën e re që i është caktuar, më pas mbledhja do të vijojë me pyetje dhe diskutime nga anëtarët e komisionit. Fjala për ju z. Turdiu.
Gazmend Turdiu : Ju falenderoj z. Kryetar, më lejoni që në emër të zv.Kryeministrit dhe Ministrit të Punëve të Jashtme, z. Ilir Meta tju prezantoj këtë kandidaturë. Jam vërtet i nderuar që ndodhem përpara jush në këtë detyrë sa të vështirë aq edhe të lehtë për mua. Përzgjedhja nga ana jonë është bërë vetëm duke marrë parasysh anën profesionale . Të gjithë e njihni z. Minarolli dhe duke u nisur pikërisht nga ky fakt puna ime lehtësohet. Figura dhe statura e z. Minarolli i përshtatet shumë mirë detyrës si ambasador në Vienë. Nga përvoja ime mund tju them se z. Minarolli i ka kryer me shumë sukses të gjitha detyrat e mëparshme. Z. Minarolli është një punonjës shkencor, Doktor i Shkencave Matematike dhe Pedagogji - Psikologji. Ka punuar shumë në këto fusha në detyra të rëndësishme. Në Ministrinë e Punëve të Jashtme ka mbuluar disa funksione, si : Specialist për Ballkanin; Ambasador në Beograd, Drejtor i Drejtorisë së Europës; Ambasador në Greqi. Ka ushtruar funksionin e deputetit për shumë vite, ku është përfshirë në marrëdhëniet me jashtë, si anëtar i Komisionit për Politikën e Jashtme; Anëtar i Delegacionit shqiptar në Asamblenë Parlamentare të KE; anëtar i Komisionit të Çështjeve Politike Strazburg- Francë; Nënkryetar i Komisionit Parlamentar të Medias etj. Ne jemi të bindur në suksesin e plotë të z. Minarolli për detyrën e re që i ngarkohet.
Fatos Beja : Ju falenderoj z. Turdiu, fjala për z. Minarolli.
Vili Minarolli : Ju falenderoj të gjithëve, jam i nderuar të dal sot përpara jush duke njohur profesionalizmin tim. Mbi përfaqësimin e Shqipërisë në Austri nga ana ime, sigurisht që kam platformën dhe programin tim, të cilat mbështeten mbi marrëdhëniet e deritanishme duke synuar në forcimin e tyre. Këto marrëdhënie do ti cilësoja si të shkëlqyera. Kur diskutojmë për vendet e BE-së i cilësojmë si partner strategjik, por për mendimin tim Austria është më shumë se kaq. Marrëdhëniet janë të hershme, qysh në vitin 1956, ndërsa marrëdhëniet diplomatike qysh në vitin 1992 kur u vendos ambasador, rezident i Austrisë në Tiranë. Austria ka treguar vëmendje konstante ndaj zhvillimeve tona duke dhënë ndihmën e saj. Shpesh ka bërë lobing për ne, rasti i fundit ka ndodhur në Greqi. Ministri i Jashtëm i Austrisë në takim me homologun e tij grek trajtoi çështjen e liberalizimit të vizave si edhe çështjen për statusin e vendit kandidat të Shqipërisë. Nga ky takim të dy ministrant dolën me një letër të përbashkët ku kërkohej liberalizimi i vizave dhe përshpejtimi i statusit të vendit kandidat për Shqipërinë. Ne duhet ta quajmë veten të privilegjuar nga Austria, pasi ajo qysh në 1995 ka nënshkruar marrëveshje ekonomike të gjithëanëshme. Në çdo fushë prezenca e Qeverisë Austriake është e përfshirë. Ndihma është trajtuar në disa aspekte, ndihmë humanitare, për çështje të liberalizimit dhe demokratizimit të sistemit etj. Më konkretisht, ndihma në arsim vjen përmes agjensisë austriake ADA. Projekte për Ujësjellës Kanalizime janë zhvilluar në katër fshatra të Shkodrës, Lezhë, Malësi e Madhe, etj. Prezenca e biznesit austriak po bëhet gjithnjë e më e dukshme. Në fushën energjitike firma austriake janë përfshirë në rikonstruktimin e Kaskadës së Drinit dhe asaj të Devollit. Bëhet fjalë për një investim prej 1 miljard eurosh, pra një angazhim shumë serioz., kërkime në fushën e naftës dhe të gazit është një tjetër pikë që shikohet me interes nga pala austriake. Në fushën e financave prania e bankave austriake në vendin tonë është garanci për biznese të tjera, por edhe nxitje dhe mbështetje për ta. Marrëveshjet e bashkëpunimit me doganat janë një tjetër fakt që duhet theksuar. Mund të ketë shkëmbim experience lidhur me financat publike, turizmin, fusha ligjore për turizmin, transporti hekurudhor, për të krijuar mundësi komunikimi në rajon. Bashkëpunime të tjera të cilat unë do ti cilësoja si të vlefshme janë bashkëpunimet në buqësi, blektori, si edhe ngritjen e qëndrave të agrobiznesit. Në drejtësi, ndihma ka qenë qysh në vitet 1994-1995 përmes EURALIUS. Në këtë fushë ndihma ka shkuar në shumë drejtime si : modernizimi i burgjeve, ngritjen e një sistemi gjygjësor të pavarur dhe të besueshëm, përafrimi i standarteve legjislative, etj. Në shëndetësi janë futur me dy projekte në Burrel. Të gjitha këto që përmenda janë një mbështetje e madhe e Austrisë për ne, por unë do të synoj të bëj edhe më shumë. Pasi mendoj se janë të gjitha mundësitë me një vend mik si Austria.
Fatos Beja : Faleminderit z. Minarolli, unë mendoj se Shqipëria fiton me vajtjen tuaj atje. Ambasadori luan një rol të rëndësishëm në bashkëpunimet bilaterale në të gjitha fushat, si edhe në realizimin marrëveshjeve të mëdha. Jam i bindur se i keni të gjitha mundësitë dhe ju uroj të keni sukses në të gjitha objektivat që na parashtruat.
Lajla Pernaska : Ndihem mirë që sot kemi përpara kandidaturën e z. Minarolli. Kam patur rastin ta njoh, është një nga figurat më të larta që në diplomaci ka luajtur një rol të rëndësishëm. Jam e bindur në suksesin e tij.
Florion Mima : Jam i bindur se do tja dilni në detyrën tuaj dhe urimet më të mira. Dua tju vë në dijeni mbi një problem që ne kemi gjetur në vitin 2005 me Hotel Rogner, mbetet po kështu i pazgjidhur edhe sot sepse Hotel Rogner nuk paguan detyrimet që i takojnë ndaj shtetit shqiptar. Jua thashë këtë problem, pasi jam i bindur se do ta hasni sapo të shkoni. Duhet të respektohet ligji.
Vili Minarolli : Këtë praktikë kam ndjekur edhe në Greqi me biznesmenë grekë të cilët i kam njohur me ligjet në fuqi, me rregullat dhe i kam theksuar se nuk ka privilegje.
Luçiano Boçi : E dëgjova me shumë vëmendje dhe interes profesorin, jam i nderuar që ai ndodhet këtu sot, njëkohësisht dua të shpreh besimin tim të plotë në profesionalizmin e z. Minarolli.
Gazmend Oketa : Jemi të gjithë në një mendje që është një kandidaturë, e cila do të gjejë mbështetjen tonë. Dua të falenderoj sërisht përfaqësuesit e Ministrisë së Punëve të Jashtme për punën dhe përzgjedhjen e tyre. Dua të përgëzojë z. Minarolli për punën që ka kryer në Greqi, ashtu siç dua të përgëzoj edhe z. Valter, që është shembull për karrierën diplomatike dhe jam i bindur se edhe z. Minarolli do të vazhdojë punën e mirë të zhvilluar nga kolegu i tij.
Ilda Dega : Unë dua të theksoj faktin se z. Minarolli ka organizuar një menaxhim të shkëlqyer të ambasadës në Greqi. Ambasada është e madhe, si edhe numri i shqiptarëve atje. Si ambasador ka qenë shumë korrekt dhe mjaft efiçent.
Fatos Beja : Të gjithë je