//
R E Z O L U T Ë
PËR VLERËSIMIN E VEPRIMTARISË SË KËSHILLIT KOMBËTAR
TË RADIOS DHE TELEVIZIONIT PËR VITIN 2009
Kuvendi i Shqipërisë, në përputhje me nenin 103 të Rregullores së Kuvendit dhe me ligjin nr. 8410, datë 30.9.1998 Për radion dhe televizionin publik e privat në Republikën e Shqipërisë, të ndryshuar, pasi u njoh me raportin vjetor të Këshillit Kombëtar të Radios dhe Televizionit për vitin 2009, vëren se:
- Veprimtaria e KKRT-së është ushtruar në përputhje me kërkesat e ligjin nr.8410, datë 30.9.1998 Për radion dhe televizionin publik e privat në Republikën e Shqipërisë, të ndryshuar.
- KKRT-ja ka arritje të dukshme në zbatimin e kërkesave të Kuvendit të Shqipërisë.
Kuvendi vlerëson se:
- KKRT-ja gjatë vitit 2009 ka bërë përpjekje maksimale për të rritur efiçencën e punës së saj, duke kontribuar në ngritjen e cilësisë së shërbimit të radios dhe televizionit dhe në mbrojtjen e interesave të operatorëve dhe konsumatorëve.
- KKRT-ja ka ushtruar kontrolle të vazhdueshme dhe ka vendosur sanksione ndaj shkelësve të ligjit, duke rritur në këtë mënyrë garancitë për një konkurrencë të ndershme.
- KKRT-ja ka hartuar projektstrategjinë e kalimit nga sistemi analog në atë numerik.
Kuvendi kërkon nga KKRT-ja:
- Marrjen e masave për kalimin sa më shpejt në transmetimet numerike brenda afatit të përcaktuar nga Qeveria.
- Rritjen e efikasitetit ndaj luftës kundër piraterisë televizive.
- Zbatimin me rigorozitet të ligjit ndaj operatorëve që transmetojnë programe të propagandës së diktaturës komuniste.
- Zbatimin e etikës në transmetimet televizive, respektimin e barazisë gjinore dhe mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve.
- Realizimin e shpenzimeve të planifikuara.
- Të ushtrojë ndikimin e saj tek operatorët radiotelevizivë për realizimin e programeve të veçanta për emigrantët, sidomos për mësimin e gjuhës shqipe dhe promovimin e trashëgimisë historiko-kulturore .
- Të marrë pjesë aktive në diskutimin e projektligjit të ri Për transmetimet me zë dhe figurë në Republikën e Shqipërisë.
Kuvendi nxit:
- Bashkëpunimin e efektshëm të organeve të tjera shtetërore, si Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve dhe Drejtoria e Përgjithshme e Përmbarimit, për të siguruar zbatimin e ligjit.
29 prill 2010
Print
Email
Foto Galeri
më shumë
Live
Seancat Plenare Live
Video Galeri
$j(document).ready(function($) {
createPlayerSI();
});
function createPlayerSI() {
var flashvars = {
file:"http://79.106.1.252/jozefinatopalli/media/diplomacia/diplomacia_1.flv",
type:"video",
autostart:"false",
skin:"http://www.parlament.al/templates/NEModules/mediaModule/skins/player.swf",
frontcolor:"000000",
backcolor:"ffffff",
screencolor:"838f8d",
lightcolor:"32a6cb",
bufferlength:"1",
volume:"90",
repeat:"none",
quality:"true",
displayclick:"play",
stretching:"uniform",
controlbar:"over",
shuffle:"false",
mute:"false",
logo:"http://www.parlament.al/graphics/spacer.gif",
item :"0"
}
var params = {
allowfullscreen:"true",
allowscriptaccess:"always",
wmode:"opaque"
}
swfobject.embedSWF("http://www.parlament.al/templates/NEModules/mediaModule/player.swf", "previewSI34128145", "220", "125", "9.0.115", false, flashvars, params);
}
Get the Flash Player to see this player.
më shumë
Lajme e fundit
Kryetarët e Parlamenteve europiane për zgjedhjet e 28 qershorit : Nuk ka argument kundër fituesit, ai që humb nuk mund justifikohet!
[ 13 Qershor, 2010 ]
Në kuadrin e diplomacisë parlamentare Kryetarja e Kuvendit shfrytëzoi këtë konferencë të Këshillit të Evropës për të lobuar me të gjithë kryetarët e parlamenteve të 27 vendeve anëtare të BE për anëtarësimin e Shqipërisë në BE.
Kryetarja e Kuvendit takohet me krerët e parlamenteve europianë, në lobim për lëvizjen e lirë të shqiptarëve.
[ 12 Qershor, 2010 ]
Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli në takimin e veçantë me Kryetaren e Dhomës së Lordëve, Baroneshën Heyman dhe Nënkryetarin e Dhomës së Ulët, Sir Alan Haselhurst, vlerësoi veçanërisht mbështetjen e Britanisë, në proceset e integrimit euro-atlantik të Shqipërisë.
Kryetarja e Kuvendit takohet me Kryetarin e Parlamentit hungarez, Pal Schmitt.
[ 12 Qershor, 2010 ]
Hungaria është vendi që do të ketë presidencën europiane, pas një viti. Kryetarja e Kuvendit gjeti rastin për të kërkuar dhe një herë mbështetjen e këtij vendi për Shqipërinë, në marrjen e statusit të vendit kandidat dhe votën në Parlament për liberalizimin e vizave.
Sllovenia garanton mbështetjen për Shqipërinë, në liberalizimin e vizave.
[ 12 Qershor, 2010 ]
Gjatë bisedës me Kryetaren e Kuvendit, Kryetari i Asamblesë Kombëtare të Sllovenisë, Pavel Gantar, u shpreh: "Integrimi dhe liberalizimi i vizave shkojnë paralelisht, ndaj ne e konsiderojmë heqjen e vizave për Shqipërinë dhe Bosnjën, si prioritet. Ne sigurisht, nuk do e lidhim çështjen e vizave, me situatën politike në Shqipëri".
Kryetarja e Kuvendit takohet me Nënkryetarin e Parlamentit portugez, Jose Vera Jardim.
[ 12 Qershor, 2010 ]
Nënkryetari i Parlamentit portugez i premtoi Kryetares së Kuvendit Jozefina Topalli, se do vazhdonte të mbështeste në Parlamentin dhe Këshillin Europian, liberalizimin e vizave, këtë pritshmëri të madhe të shqiptarëve.
Jozefina Topalli: "Axhenda e Parlamentit është axhenda e integrimit europian. Mbi ligjin dhe shtetin e së drejtës nuk qëndron askush, as opozita".
[ 11 Qershor, 2010 ]
Kur një forcë politike zgjidhet përmes zgjedhjesh demokratike, opozita duhet të përfaqësojë kritikën konstruktive ndaj saj, dhe jo bojkotin. Përndryshe deputetët opozitarë mund të përfundojnë duke harxhuar kohë me pasoja efektesh negative, edhe për vehten e tyre. Dhe kjo e ka emrin papërgjegjshmëri.
Kryetarja e Kuvendit në Konferencën e nivelit të lartë të Kryetarëve të parlamenteve të KiE-së, në Qipro.
[ 10 Qershor, 2010 ]
Kjo konferencë zhvillohet në një periudhë kur në të gjithë Europën insitucioni i parlamentit ka marrë një rol thelbësor në politikbërje, si element kyç i vendimmarrjes.
Në këtë konferencë, nga më të rëndësishmet e këtij niveli, Kryetarja e Kuvendit do të mbajë një fjalim mbi rolin dhe përgjegjësinë që duhet të mbajë opozita në parlament.
Kuvendi mblidhet në seancë plenare
[ 10 Qershor, 2010 ]
Njoftim për shtyp
[ 09 Qershor, 2010 ]
Konferenca e Kryetarëve e mbledhur sot, datë 09.06.2010, me praninë e Kryetarëve të grupeve parlamentare shqyrtoi kalendarin tre javor të punimeve dhe programin e punës.
$j(document).ready(function($) {
$j("#ticker01").show();
$j("#ticker01").jvStockTicker({interval: 42});
});