E Diel, 1 Nëntor 2026

Kuvendi mblidhet në seancë plenare dhe miraton transaksionin e emetimit të eurobondit deri në 400 milionë euro.

// Deputetët e mazhorancës patën sot kryefjalë të qëndrimeve në Parlament, mbledhjen e Komitetit të Asocim Stabilizimit të Komisionit Evropian dhe grevën e deputetëve socialistë. Deputetët theksuan se marëdhëniet Shqipëri Bashkim Evropian janë të shkëlqyera dhe vlerësuan veçanërisht konstatimet e Komisionerit Fule për dinamikën e ekonomisë shqiptarë, si ndër më rezistentet e krizës botërore. Grevën e disa deputetëve socialistë, përfaqësuesit e mazhorancës e cilësuan si një veprim ekstrem që bie ndesh me kushtetutën,. normat dhe institucionet demokratike si dhe me aspiratat integruese të shqiptarëve, të cilët si kurrë më parë, gjenden pranë liberalizimit të vizave me BE. Deputetët e mazhorancës i kërkuan sërish opozitës që në vend të protestës të marrin pjesë në reformat integruese të vendit në debatet për hartimin e ligjeve, si dhe në jetën institucionale të vendit. Ata dënuan rëndë aktin e djegjes së flamurit të NATO-s nga disa mbështetës të protestës së socialistëve. Nga ana e tyre gratë deputete, i kërkuan kryetarit socialist Rama të nxisë daljen nga greva e urisë të kolegeve dhe të të rejave të tjera, si një akt njerëzor dhe demokratik. Në seancën e sotme deputetët miratuan dy rezoluta për vlerësimin e veprimtarisë për vitin 2009 të dy institucioneve që raportojnë në Parlament : të Bankës së Shqipërisë dhe Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare për vitin 2009.
Në Rezolutën e Kuvendit për Bankën e Shqipërisë konstatohet ndër të tjera, se Banka e Shqipërisë me politikën monetare të ndjekur, ka kontribuar në forcimin e stabilitetit makroekonomik e financiar dhe në qëndrueshmërinë e zhvillimit socialekonomik të vendit, në kushtet e një krize të thellë të ekonomisë globale. Në Rezolutën për veprimtarinë e Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare, Kuvendi konstaton se ky institucion ka ndikuar me punën e tij në reduktimin e tarifave të ofrimit të shërbimeve të komunikimeve elektronike dhe postare, ndërkohë që i tërheq vëmendjen këtij institucioni, për mosrealizimin e disa detyrave, të vendosura nga Kuvendi I Shqipërisë, në rezolutat e mëparshme.
Pas fjalimeve jashtë rendit të ditës, Kryetarja e Kuvendit bëri me dije deputetët se Konferenca e Kryetarëve ka miratuar dje me konsensus të plotë, Programin trimujor të punimeve të Kuvendit deri në 10 qershor 2010, si dhe Kalendarin tri javor deri në 20 maj 2010. Deputetët miratuan procesverbalin e seancës plenare datë 29.4.2010, projektligjin Për ratifikimin e marrëveshjes ushtarake grant ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Turqisë, projektligjin Për disa shtesa në ligjin nr.8691, datë 16.11.2000 Për prodhimin dhe tregtimin e duhanit dhe të cigareve, të ndryshuar, projektligjin Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 10.267 datë 15.04.2010 Për ratifikimin e marrëveshjes së mandatimit ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Deutsche Bank A.G. London e J.P. Morgan Securities L.t.d. si menaxherë bashkëdrejtues për transaksionin e emetimit të eurobondit deri në 400 milionë euro dhe miratimin e dokumenteve të tjera të transaksionit.
për vlerësimin e punës të Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare për vitin 2009.
Séanca plenare i mbylli punimet në orën 19. 40.
Print Email Foto Galeri më shumë Live Seancat Plenare Live Video Galeri $j(document).ready(function($) { createPlayerSI(); }); function createPlayerSI() { var flashvars = { file:"http://79.106.1.252/jozefinatopalli/media/diplomacia/diplomacia_1.flv", type:"video", autostart:"false", skin:"http://www.parlament.al/templates/NEModules/mediaModule/skins/player.swf", frontcolor:"000000", backcolor:"ffffff", screencolor:"838f8d", lightcolor:"32a6cb", bufferlength:"1", volume:"90", repeat:"none", quality:"true", displayclick:"play", stretching:"uniform", controlbar:"over", shuffle:"false", mute:"false", logo:"http://www.parlament.al/graphics/spacer.gif", item :"0" } var params = { allowfullscreen:"true", allowscriptaccess:"always", wmode:"opaque" } swfobject.embedSWF("http://www.parlament.al/templates/NEModules/mediaModule/player.swf", "previewSI34128145", "220", "125", "9.0.115", false, flashvars, params); } Get the Flash Player to see this player. më shumë Lajme e fundit Kryetarët e Parlamenteve europiane për zgjedhjet e 28 qershorit : Nuk ka argument kundër fituesit, ai që humb nuk mund justifikohet! [ 13 Qershor, 2010 ] Në kuadrin e diplomacisë parlamentare Kryetarja e Kuvendit shfrytëzoi këtë konferencë të Këshillit të Evropës për të lobuar me të gjithë kryetarët e parlamenteve të 27 vendeve anëtare të BE për anëtarësimin e Shqipërisë në BE. Kryetarja e Kuvendit takohet me krerët e parlamenteve europianë, në lobim për lëvizjen e lirë të shqiptarëve. [ 12 Qershor, 2010 ] Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli në takimin e veçantë me Kryetaren e Dhomës së Lordëve, Baroneshën Heyman dhe Nënkryetarin e Dhomës së Ulët, Sir Alan Haselhurst, vlerësoi veçanërisht mbështetjen e Britanisë, në proceset e integrimit euro-atlantik të Shqipërisë. Kryetarja e Kuvendit takohet me Kryetarin e Parlamentit hungarez, Pal Schmitt. [ 12 Qershor, 2010 ] Hungaria është vendi që do të ketë presidencën europiane, pas një viti. Kryetarja e Kuvendit gjeti rastin për të kërkuar dhe një herë mbështetjen e këtij vendi për Shqipërinë, në marrjen e statusit të vendit kandidat dhe votën në Parlament për liberalizimin e vizave. Sllovenia garanton mbështetjen për Shqipërinë, në liberalizimin e vizave. [ 12 Qershor, 2010 ] Gjatë bisedës me Kryetaren e Kuvendit, Kryetari i Asamblesë Kombëtare të Sllovenisë, Pavel Gantar, u shpreh: "Integrimi dhe liberalizimi i vizave shkojnë paralelisht, ndaj ne e konsiderojmë heqjen e vizave për Shqipërinë dhe Bosnjën, si prioritet. Ne sigurisht, nuk do e lidhim çështjen e vizave, me situatën politike në Shqipëri". Kryetarja e Kuvendit takohet me Nënkryetarin e Parlamentit portugez, Jose Vera Jardim. [ 12 Qershor, 2010 ] Nënkryetari i Parlamentit portugez i premtoi Kryetares së Kuvendit Jozefina Topalli, se do vazhdonte të mbështeste në Parlamentin dhe Këshillin Europian, liberalizimin e vizave, këtë pritshmëri të madhe të shqiptarëve. Jozefina Topalli: "Axhenda e Parlamentit është axhenda e integrimit europian. Mbi ligjin dhe shtetin e së drejtës nuk qëndron askush, as opozita". [ 11 Qershor, 2010 ] Kur një forcë politike zgjidhet përmes zgjedhjesh demokratike, opozita duhet të përfaqësojë kritikën konstruktive ndaj saj, dhe jo bojkotin. Përndryshe deputetët opozitarë mund të përfundojnë duke harxhuar kohë me pasoja efektesh negative, edhe për vehten e tyre. Dhe kjo e ka emrin papërgjegjshmëri. Kryetarja e Kuvendit në Konferencën e nivelit të lartë të Kryetarëve të parlamenteve të KiE-së, në Qipro. [ 10 Qershor, 2010 ] Kjo konferencë zhvillohet në një periudhë kur në të gjithë Europën insitucioni i parlamentit ka marrë një rol thelbësor në politikbërje, si element kyç i vendimmarrjes. Në këtë konferencë, nga më të rëndësishmet e këtij niveli, Kryetarja e Kuvendit do të mbajë një fjalim mbi rolin dhe përgjegjësinë që duhet të mbajë opozita në parlament. Kuvendi mblidhet në seancë plenare [ 10 Qershor, 2010 ] Njoftim për shtyp [ 09 Qershor, 2010 ] Konferenca e Kryetarëve e mbledhur sot, datë 09.06.2010, me praninë e Kryetarëve të grupeve parlamentare shqyrtoi kalendarin tre javor të punimeve dhe programin e punës. $j(document).ready(function($) { $j("#ticker01").show(); $j("#ticker01").jvStockTicker({interval: 42}); });

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›