3 Ministrat e Jashtëm Ballkanik: Palët të vendosin dialogun
TIRANË- Tre Ministra të Jashtëm të Ballkanit, përkatësisht ai i Greqisë, i Bullgarisë dhe Sllovenisë, kanë shprehur shqetësim për situatën e krijuar në Shqipëri pas zgjedhjeve lokale të 8 Majit. Në një deklaratë të përbashkët tre Ministrat e Jashtëm Ballkanike shprehen se po vazhdojnë të shohin me shqetësim të madh ngjarjet që po zhvillohen pas zgjedhjeve lokale.
“Këto zgjedhje shihen si një test i aftësisë të Shqipërisë për të arritur standartet e larta demokratike që janë një pjesë e patjetërsueshme e perspektivës të saj europiane. Rezultati i ngushtë në Tiranë, klima e polarizuar, mungesa e besimit mes qeverisë dhe partive opozitare do të thotë që të gjitha palët duhet të bëjnë përpjekjet e nevojshme për të sheshuar divergjencat në frymën e dialogut dhe marreveshjes. Prioriteti parësor duhet të jetë ruajtja e ligjshmërisë dhe besueshmërisë së procesit të numërimit të votave. Autoritetet duhet të garantojnë që rezultatet zyrtare të publikohen sa më shpejt që të jetë e mundur dhe që të gjitha ankimimet të adresohen në përputhje të plotë me gërmën dhe frymën e ligjit dhe standarteve ndërkombëtare shkruhet ne deklaraten e perbashket te tre ministrave te jashtem te Greqise, Bullgarise dhe Sllovenise ndersa u behet thirrje të gjitha palëve që t’i përmbahen procesit demokratik dhe zhvillimit paqësor të zgjedhjeve. Shqipëria ka nevojë urgjente për rivendosjen e dialogut politik mes qeverisë dhe opozitës, i cili është i domosdoshëm për funksionimin normal të çdo shoqërie demokratike. Ne u bëjmë thirrje të gjithë liderëve politik që të tregojnë vetëpërmbatje qoftë në deklaratat, qoftë në veprimet e tyre. Shmangia e dhunës dhe dhënia e kontributit për normalizimin e situatës është përgjegjësia e tyre primare',- thuhet në deklaratë.
Tre ministrat e mbyllin deklaratën e tyre të perbashket duke theksuar se një Shqipëri e qendrueshme dhe demokratike është një faktor i rëndësishëm për stabilitetin dhe zhvillimin e Ballkanit Perëndimor.
(e.m/NEWS24/BalkanWeb)