E Shtunë, 31 Tetor 2026

KQZ vazhdon numerimin e votave opozita proteston

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve numeroi deri ne oren 15.45 votat shtese qe ishin lene menjane pa numeruar per shkak te ngjyres. Deri tani jane numeruar 71 kuti ku kandidati Luzim Basha ka marre 121 vota dhe kandidati Edi Rama 53 vota -10.

Ne hyrjen e KQZ-se opozita zhvilloi nje proteste tjeter ndersa mesazhet e presidentit Bamir Topi dhe diplomateve perendimore u bejne thirrje partive politike qe te ndalin presionet ndaj administrates zgjedhore dhe te tregojne vetepermbajtje duke vepruar vetem ne perputhje me ligjet e vendit.

Presidenti i Shqiperise Bamir Topi tha sot se partite politike duhet te respektojne institucionet e pavarura pasi shteti i se drejtes shteti demokratik forcohet nepermjet konsolidimit te institucioneve te pavarura te cilat zbatojne ne cdo hap vetem ligjin dhe Kushtetuten.

Zoti Topi i beri keto komente gjate nje takimi Kryetarin e Misionit te Vezhgimit te Zgjedhjeve te OSBE/ODIHR-it Xhonatan Stounstrit. Sipas njoftimit nga zyra e shtypit e presidentit zoti Stounstrit eshte shprehur se shprehja e maturise ruajtja e qetesise dhe zbatimi i ligjeve dhe Kodit Zgjedhor ne vecanti mbetet me rendesi per te sotmen dhe te ardhmen demokratike te Shqiperise duke shtuar se institucioni i administrimit te zgjedhjeve duhet te kete ne themel te punes se tij vetem respektimin e ligjit.


Kryetari i Zyres se OSBE-se ne Shqiperi ambasadori Eugen Uollfarth deklaroi sot se askush nuk duhet te dale mbi ligjin ligji duhet te jete saktesisht njesoj per te gjithe dhe duhet te zbatohet njesoj per te gjithe. Por kryesore eshte qe institucionet kryesore te shtetit parashikuar ne Kushtetuten e vendit te mund te punojne ne menyre te pavarur dhe sic duhet pa presione nga jashte. Tani e rendesishme tani eshte transparenca e vazhdueshme qe sigurohet permes medieve dhe tani po i referohem procesit pas-zgjedhor ne Komisionin Qendror te Zgjedhjeve. Edhe aty nevojitet te punohet profesionalisht e ne menyre te pavarur duke u bazuar vetem ne shtetin e se drejtes. E perseris se askush nuk duhet te qendroje mbi ligjin dhe bej thirrje per respektim reciprok duke filluar me respektimin e ligjit por duke respektuar gjithashtu edhe punen e mire te policies - tha ai. Ambasadori Uollfarth i beri komentet gjate nje takimi me prokuroren e pergjithshme Ina Rama.

Kryetari i Partise Socialiste Edi Rama tha ne nje konference shtypi se opozita do te refuzoje rezultatet e ndryshuara nga KQZ qe sipas tij po shtremberon vullnetin e shqiptareve te shprehur ne zgjedhjet vendore te 8 majit. PS paditi Komisionin Qendror te Zgjedhjeve per shkelje te Kodit Zgjedhor.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›