Vlorë, protesta PS ndjekje penale kryebashkiakut Gjika
VLORE - Policia e Vlorës ka cuar për ndjekje penale kryetarin e Bashkisë së ketij qyteti Shpëtim Gjika. Burime të policisë sqarojnë se një nga akuzat që rëndojnë mbi Gjikën është ajo e organizimit dhe pjesëmarrjen në tubime të paligjshme.
Kjo akuzë shoqërohet edhe nga tre të tjera si, pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit, prishje e qetësisë publike dhe ndotja e ajrit në kushtet e bashkëpunimit.
Por Gjika nuk është personi i vetëm i cili do të ndiqet penalisht për organizim dhe pjesëmarrje në protestat e dy ditëve të fundit në Vlorë. Policia ka bërë publike një liste prej 7 personash të tjerë, 6 prej të cilëve anëtarë të Partisë Socialiste, si dhe kreu i policisë bashkiake.
Ndërkaq policia ka nxjerrë një urdhër për ndjekje penale edhe për 5 persona në Derlvine, të cilët akuzohen për bllokimin e qarkullimit në Qafën e Muzinës. Nga ana tjetër, një nga protestuesit e partisë socialiste në Pogradec është vënë në pranga të policisë.
Burime zyrtare bëjnë të ditur se është kryer ndalimi i shtetasit Lorenc Tabaku, edhe ky nën akuzën e pjesëmarrjes në protestën e cilësuar si te paligjshme nga forcat e rendit. Gjithashtu janë edhe 10 persona të tjerë të shpallur në kërkim.
(e.c/News24/BalkanWeb)