E Diel, 1 Nëntor 2026

Basha Zgjidhja nuk eshte bllokimi i rrugeve

"Ndihem optimist nga rezultatet. Që në fillim të procesit të numërimit unë kam thënë që çdo votë duhet të numërohet dhe zëri i çdo qytetari duhet të dëgjohet dhe vazhdoj të mbetem i vendosur për këtë. Ashtu sikurse çdo qytetar në Shqipëri, unë jam në pritje të rezultatit përfundimtar për garën. Kjo garë është shumë ngushtë dhe prandaj duhet t'i përmbahemi ligjit dhe për të zgjidhur mosmarrëveshjet duhet t'i drejtohemi institucioneve zgjedhore. Bllokimi i rrugëve, përleshja me policinë nuk ndihmon në ecjen përpara të këtij procesi"-tha kandidati i Aleancës për Qytetarin, Lulzim Basha.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›