3 alpiniste shqiptare, ngjiten në majën e Jezercës
TIRANE- Alpinistët Fisnik Muça, Gerti Pishtari dhe Fatjon Plaku mund të thuhet me plot gojën se kanë prekur majën. Këta alpinistë përpara pak ditës ja kanë dalë mbanë aventurës së tyre për të ngjithur majën e Jezercës në lartësinë e 2694 metrave.
Falë edhe ndihmës së Federatës së Alpinizmit dhe Turizmit Malor me në krye presidentin Jani Zizo, duket se sporti i alpinizmit i është kthyer sukseseve të dikurshme.
“Emocioni i majës është i përshkrueshëm , madje ne po diskutonim aty që nuk na duket fare si Jezerca por si Everesti, sikur kishim kapur majën e botës” u shpreh Pishtari, njëri prej alpinistëve.
Udhëtimi 5 ditor ishte i mbushur me vështirësi të shumta të cilat alpinistët kanë arritur ti përballojnë me sukses falë edhe mbështetjes së njëri tjetrit.
Pas këtij suksesi priet që të ketë një rigjallërim të këtij sporti në vend. Maja e Jezercës për herë të parë u arrit në 1929-ën nga alpinistë britanikë.
(e.n/News24/BalkanWeb)