E Diel, 1 Nëntor 2026

Gërdeci, si nisi punimet Albademil. Ushtarakët, urdhra pa shkrim

Punimet ne piken e demontimit te predhave, ne ish- repartin e tankeve ne Gëredec, kane nisur pa nje leje me shkrim, por thjesht me nje urdher gojor te ish- komandantit te Forces se Bashkuar, Shpetim Spahiu. Kjo ishte deklarata e dhene ne sallen e gjyqit ne procesin Gerdeci nga deshmitari, ish- komandanti i Forces Ajrore, Astrit Jaupi. Ne seancen gjyqësore për çështjen “Gërdeci” u bene deshmi te reja per menyren se si “Albademil” nis punimet ne fabriken e cmontimit te armeve.

Të pranishëm në seancë ishin tre të pandehur, Dritan Minxholli, Sokol Ngjenci e Shpëtim Spahiu. Por i pandehuri Spahiu ne kunderpergjigje te deshmise se Jaupit tha se ne kete rast Jaupi ka zbatuar nje urdher te paligjshem pasi nuk ishte i shkruar dhe nuk rezulton ne asnje prej ditareve te sallave operacionale te Forcave te Armatosura. Gjithashtu sipas te pandehurit Spahiu, deshmitari dhe ish- vartesi i tij, Jaupi, ka dhene dy deshmi te ndryshme ne organin e akuzes.

Ne deshmine menjehere pas tragjedise se 15 marsit 2008 dhene ne prokurori nuk permendej gjenerali ne detyre Spahiu, ndersa ne shtator, pas lirimit te tij, deshmitari tregon per urdhrin gojor te ish- eprorit. Gjithashtu per te kundershtuar deshmine e Astrit Jaupit, i pandehuri Spahiu, tha se Jaupi kishte te gjithe atributete qe i jepte ligji qe te pengonte nisjen e punimeve ne Gerdec pasi Forcat Ajrore ishin ato qe e administronin ate prone.

Seanca ka vijuar me te tjere deshmitare te kerkuar nga organi i prokurorise.

Denada Shkodrani
Azhornuar së fundi ( e premte , 26 mars 2010 ) < I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›