E Shtunë, 31 Tetor 2026

Stavridis: NATO mbështet Kosovën

PRISHTINE- Komandanti i lartë i NATO-s, Xhejms Stavridis, ka konfirmuar mbështetjen e fuqishme të NATO-s për Kosovën. Këto komente ai i bëri gjatë takimit me presidentin e Kosovës, Fatmir Sejdiu, njoftoi Zyra e presidencës në Prishtinë.

Zoti Sejdiu dhe admirali Stavridis biseduan për zhvillimet e fundit në Kosovë dhe për bashkëpunimin e institucioneve me aleancën. Stavridis, po ashtu, ka shprehur mbështetje edhe për Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Presidenti Sejdiu e ka falënderuar NATO-n për mbështetjen ndaj Kosovës dhe ka theksuar respektin e veçantë që kanë qytetarët e Kosovës për KFOR-in.

Burime serbe kanë raportuar se komandanti i lartë i NATO-s, Xhejms Stavridis, sot ka vizituar Manastirin e Deçanit, ku ka biseduar me peshkopin Teodosije për mbrojtjen e Kishave ortodokse serbe dhe të Manastireve në Kosovë.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›