E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Mjeshtër i Madh” për regjisorin Bujar Kokonozi

TIRANë- Presidenti Bamir Topi nderoi sot me Urdhrin "Mjeshtër i Madh”, artistin e shquar, regjisorin dhe drejtorin e fotografisë, Bujar Kokonozi.
Sipas zyrës së shtypit pranë presidencës, në ceremoninë zyrtare të organizuar në mjediset e Institucionit të Presidencës merrnin pjesë artistë, aktorë, figura dhe personalitete të shquara të skenës, kinematografisë dhe medias shqiptare.

Urdhri "Mjeshtër i Madh" iu dorëzua z. Kokonozi me motivacionin: "Për kontribut të rëndësishëm në krijimin dhe zhvillimin e medias elektronike shqiptare, për të komunikuar tek publiku emisione me vlera të mëdha artistike, me përmbajtje kombëtare dhe progresive".
"Ju jeni mjeshtër që e keni demonstruar me punë e vepra në vite. Zhvillimi juaj nuk ka qenë revolucionar, por ka ardhur nëpërmjet evolucionit", tha Presidenti Topi.
Duke u ndalur te dekorimet e disa personaliteteve të shquara gjatë ditëve të fundit, Presdienti Topi u shpreh se "jeta vazhdon përtej politikës, njerëzit punojnë dhe ata duhet të vlerësohen".
(e.n/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›