Gostivar, tenton të vrasë gruan, më pas qëllon veten
GOSTIVAR – Krim brenda familjes në Gostivar. 47 vjecari B.D ka qëlluar me armë zjarri bashkëshorten e tij në oborrin e shtëpisë duke e plagosur rëndë.
Sipas të dhënave të para, burri me profesion taksist ka qëlluar rreth orës 10:00 të mëngjesit të sotëm mbi bashkëshorten e tij D.D, 41 vjec dhe më pas me të njëjtën armë ka tentuar ti japë fund jetës.
Dy bashkëshortët kanë patur një zënkë të fortë verbale me njëri tjetrin që më pas ka degjeneruar në përdorimin e armës, që 47 vjecari e mbante në shtëpi pa leje.
Menjëherë pas ngjarjes bashkëshorteët janë dërguar në Klinikën e Shkupit për shkak të seriozitetit të plagëve të marra, ndërkohë kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të motiveve të krimit.
(e.n/BalkanWeb)