3 cekët e zhdukur, Policia: 100 mijë $ shpërblim për gjetjen
TIRANE-Edhe pse kanë kaluar 8 vjet nga zhdukja e tre studentëve çekë Mihal Pavelka, Jan Pavelka dhe Lenka Tuçkova, të cilët u zhdukën në zonën malore të Dukagjinit, vjeshtën e vitit 2001 dhe hetimet nuk kanë dhënë asnjë rezultat, Policia e Shtetit nuk dorëzohet.
Policia e Shtetit të Republikës së Shqipërisë njoftoi sot se ka vënë në dispozicion 100 mijë dollarë për cdo informacion rreth gjetjes së 3 studentëve cekë të humbur në tokën shqiptare që në vitin 2001, Mihal Pavelka, Jan Pavleka e Lenka Tuçkova.
Në një njoftim të sotëm për shtyp, ashtu si dy vjet më parë Policia e Shtetit njofton se strukturat e hetimit të krimit vazhdojnë hetimet intensive lidhur me gjetjen e tre studentëve Çekë të zhdukur në vendin tonë në verë-vjeshtën e vitit 2001.
Përpara 2 vjetësh u publikua për herë të parë shifra e 100 mijë dollarëve shpërblim në rast informacioni rreth cështjes së studentëve cekë. Pas dy vjetësh, Policia e Shtetit risjell në vëmendje shifrën e madhe të parave .
“Theksojmë që Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit ka vënë në dispozicion të personave që japin informacion të sigurtë që çon në gjetjen e tyre shumën prej 100 mijë Dollarë dhe garanton fshehtësinë e informacionit të dhënë”.
Policia vë në dispozicion edhe numrin e telefonit ku cdo qytetar mund të drejtohet për cdo të re rreth studentëve. “Informacionet mbi tre studentët Çekë mund të jepen në numrat e telefonit 129, dhe 0428098, numra që janë në dispozicion të qytetarëve”, citon njoftimi për shtyp.
Duke qënë se studentët për herë të fundit janëparë në veri të vendit, policia i ka përqëndruar hetimet në këtë zonë. Në këtë kontekst Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, kërkon bashkëpunimin e qytetarëve dhe në veçanti të banorëve në rrethet Shkodër, Malësi e Madhe, Tropojë dhe Pukë për të dhënë informacione të vlefshme për prezencën e studentëve Çekë në këto zona, kryesisht në Komunat Shalë, Shosh, Pult, Shllak, Postribë, Temal, vende ku ka qenë dhe intenerari i lëvizjes së studentëve Çekë në vendin tonë.
Zhdukja e 3 studentëve cekë në vendin tonë mbetet ende mister. Para disa vitesh, ambasada Çeke i bëri një kërkesë zyrtare policisë shqiptare për të nisur kërkimet, me qëllim gjetjen e tre studentëve të humbur. Policia nisi menjëherë kërkimet në çdo skaj të Dukagjinit, por pa rezultat. Dështimi i policisë detyroi një ekspeditë kërkimi nga Çekia të mbërrijë në Dukagjin për të gjetur të humburit, por njësoj si policia shqiptare, edhe ata dështuan.
Në vitin 2007 për herë të parë Policia e Shtetit vuri si shpërblim 100 mijë dollarë për cdo informacion mbi gjetjen e trupave të studentëve. Pas 2 vjetësh, Policia e Shtetit risjell në vëmendje cështjen dhe shumën e parave.
Karakteristikat e 3 studentëve
Mihal Pavelka, ishte i moshës 23 vjeç, me flokë të ndritshëm ngjyrë kafe dhe të shkurtëra, sy ngjyrë blu, i gjatë 1 m e 90 cm, me trup të hollë.
Jan Pavelka, ishte i moshës 22 vjeç, me flokë kafe në gri të prera shkurt, sy ngjyrë kafe, i gjatë 1 m e 85 cm, mban syze.
Lenka Tuçkova, ishte e moshës 23 vjeç, me flokë kafe të drejta të gjata deri ne shpatulla, sy ngjyrë blu dhe e gjatë 1 m e 75 cm.
(d.b/BalkanWeb)